Mblidhet NATO në Berlin! Di Maio: Kemi nevojë për BE-në për paqen! Xhaçka takon Kulebën: Ballkani Perëndimor edhe Ukraina meritojnë një të ardhme europiane

Mblidhet NATO në Berlin! Di Maio: Kemi nevojë për BE-në për paqen! Xhaçka takon Kulebën: Ballkani Perëndimor edhe Ukraina meritojnë një të ardhme europiane

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba në Berlin

GJERMANI- Vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur ditën e sotme në Berlin, ku të gjithë njëzëri kanë qenë në mbështetje të Ukrainës dhe kanë dënuar sulmin rus. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka theksuar rëndësinë e Bashkimit Europian në këtë luftë, si një mekanizëm për paqe në Europë.

"Aleanca e NATO-s është një aleancë mbrojtëse që aktualisht po menaxhon krizën në Ukrainë me vëmendjen më të madhe, padyshim në komplementaritet me Bashkimin Evropian. Një komplementaritet që sheh dhe duhet ta shohë Bashkimin Evropian gjithnjë e më shumë vijën e parë për paqen. Për të arritur Marrëveshjen e Paqes , duke punuar në një tryezë, rreth saj duhet të ketë të gjithë aktorët ndërkombëtarë më të rëndësishëm, si institucionet ndërkombëtare ashtu edhe vendet që mund të ushtrojnë ndikim mbi Putinin dhe të ndalojnë pushtimin rus në Ukrainë", tha Di Maio.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok në Berlin tha do të mbështesin Ukrainën deri në fitore, teksa sipas tij, Rusia e ka humbur politikisht këtë luftë.

"Rusia e ka humbur këtë luftë politikisht. Ajo ka arritur të kundërtën e asaj që donte të arrinte. Ka një luftë shumë afër kufijve tanë. Populli ynë ka frikë", tha Korkok duke specifikuar se është e nevojshme të vazhdojë mbështetja për Ukrainën edhe me mjete ushtarake", u shpreh Korcok.

E pranishme ka qenë edhe Olta Xhaçka, ministrja e jashte shqiptare . Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ku theksoi se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, në OSBE, Bashkimin Evropian, NATO-n, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha forumet e tjera ndërkombëtare për të mbrojtur arkitekturën evropiane të sigurisë dhe rendin ndërkombëtar.

" Ky është momenti. Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane", tha Xhaçka. 

Takimi Xhaçka - Kuleba u mbajt pak minuta përpara darkës së punës së Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO, nisur sot në Berlin. Të dielën, pas përfundimit të takimit ministrja Xhaçka do të udhëtojë në Bruksel ku do të mbahet takimi i MPJ të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Mblidhet NATO në Berlin, Ministri sllovak: Mbështesim Ukrainën deri në fitore

“Mbështetja për Ukrainën do të duhet të sigurohet derisa ata të fitojnë", kështu deklaroi ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok në Berlin, gjatë takimit të të Ministrave të Jashtëm të NATO-s

"Rusia e ka humbur këtë luftë politikisht. Ajo ka arritur të kundërtën e asaj që donte të arrinte. Ka një luftë shumë afër kufijve tanë. Populli ynë ka frikë", tha Korkok duke specifikuar se është e nevojshme të vazhdojë mbështetja për Ukrainën edhe me mjete ushtarake. 

"Mezi pres darkën sonte sepse është e rëndësishme të dëgjojmë drejtpërdrejt nga miqtë tanë suedezë dhe finlandezë për synimin për t'u anëtarësuar në NATO”, tha ai.

Ora 20:47
Mblidhet NATO në Berlin, Ministri turk: ​​Suedia dhe Finlanda mbështesin Partinë Punëtore Kurde

Ministri i Jashtëm turk ka kritikuar Suedinë dhe Finlandën se mbështesin PKK-në, e cila është Partia Punëtore Kurde, një Organizatë militante dhe një parti e ndaluar në Turqi.

"NATO është një aleancë dhe në një aleancë ne qëndrojmë në solidaritet. Suedia dhe Finlanda po mbështesin terroristët e PKK, të cilët na sulmojnë çdo ditë", kështu deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Është e papranueshme që aleatët dhe miqtë të mbështesin terroristët. Një çështje për të cilën padyshim do të duhet të flasim me partnerët tanë”, shtoi Çavusoglu.

Ora 20:11
Mblidhet NATO në Berlin, Di Maio: Ne kemi nevojë për BE-në për të arritur paqen

"Aleanca e NATO-s është një aleancë mbrojtëse që aktualisht po menaxhon krizën në Ukrainë me vëmendjen më të madhe, padyshim në komplementaritet me Bashkimin Evropian. Një komplementaritet që sheh dhe duhet ta shohë Bashkimin Evropian gjithnjë e më shumë vijën e parë për paqen. Për të arritur Marrëveshjen e Paqes , duke punuar në një tryezë, rreth saj duhet të ketë të gjithë aktorët ndërkombëtarë më të rëndësishëm, si institucionet ndërkombëtare ashtu edhe vendet që mund të ushtrojnë ndikim mbi Putinin dhe të ndalojnë pushtimin rus në Ukrainë", kështu deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, duke folur gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që është duke u zhvilluar në Berlin.

Ora 18:48
Mblidhet NATO në Berlin, Ministrja e Jashtme takon homologun ukrainas: Do bëjmë gjithçka që lufta të përfundojë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. 

Ministrja Xhaçka dhe Ministri Kuleba ndanë të njëjtin mendim se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. 

“ Ky është momenti. Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. Ndërkohë që Shqipëria do të vijojë qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Ukrainës,  pro izolimit të Rusinë dhe ndalimit të luftë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare. 

Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, në OSBE, Bashkimin Evropian, NATO-n, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha forumet e tjera ndërkombëtare për të mbrojtur arkitekturën evropiane të sigurisë dhe rendin ndërkombëtar.

Takimi Xhaçka - Kuleba u mbajt pak minuta përpara darkës së punës së Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO, nisur sot në Berlin. Të dielën, pas përfundimit të takimit ministrja Xhaçka do të udhëtojë në Bruksel ku do të mbahet takimi i MPJ të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme