Kryeministiri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar "Vizioni i Verës" që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. 250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Drejtuesit e vendeve të nismës 'Open Balkan' premtuan se panairi do të jetë i përvitshëm. 

Gjatë hapjes së Panairit, dukej se Rama ishte ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Panairi që zgjat nga data 1-4 shtator do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

Teksa ka marrë fjalën, në ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të  panairit, Rama e nisi me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe. Ai tha se ky panair është një nismë për njerëzit, ndërkohë që shumë kohë ka qenë e humbur deri tani. 

"Përpara se të vija këtu, po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im edhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e bronzit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri- tjetri se kush ka qenë i pari, kush është me i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojë këtë vend, ndërkohë që një gjë e kemi mësuar të gjithë, që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër", tha Rama. 

Kryeministri u shpreh se Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm. Para tij foli i zoti i shtëpisë, Vuçiç, i cili tha se Ballkani i Hapur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rajon.

“Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event është organizuar nga qeveria jonë”, u shpreh Presidenti i Serbisë. 

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
22 kompani vere shqiptare në Beograd, Rama sjell vlerësimet e përfaqësuesve: Panaire të tilla na duhen, ne jemi shumë lart (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video përmbledhëse nga panairi i verërave që u mbajt në Beograd.

Në këtë video, Rama shfaqet duke u takuar me përfaqësues të kompanive shqiptare që u prezantuan në Serbi.

Këta të fundit kanë treguar opinionet e tyre për këtë panair, ku njëzëri kanë qenë të mendimit se një panair i tillë është shumë i nevojshëm për të kuptuar tregun ballkanik, aty ku dhe synojnë tregtarët.

“Pjesëmarrja ka qenë e madhe, mundësia për partneritet ka nisur që ne ditët e para, jemi në rrugë të mbarë të Open Ballkan”,

Ne jemi shumë me lart, edhe pse të tjetër nuk duan ta pranojnë”.

 “Kemi zonë të mrekullueshme, jemi një nga perlat ballkanik, ne kemi gjëra të shijshme, që vlerësohen, jemi munduar që të bëjmë maksimumin, do ecim akoma më mirë sa të  gjithë do na kenë zili”.

“Panairi të ndihmon për mënyrën se si do të ndihmon që të përballesh me një treg më të gjerë, se si do të sillet klienti, është e nevojshme dhe në këto momente, jemi në Ballkan dhe me fqinjët do shesim, mendojmë që është goxha arritje”.

“Bota po e kthen kokën nga ne, po e bëjmë punën me dashuri dhe kemi një produkt shumë unik për t’iu ofruar atyre që duan verën”, tregojnë përfaqësues të ndryshëm të kompanive të verërave.

Ora 15:42
Vuçiç i bleu një arkë me verë, biznesmeni shqiptar për Report Tv: Shpërblim i mundit! Sot produktet shqiptare kanë një treg më të madh

Ervis Mançe, një prej përfaqësuesve të kompanisë së verës shqiptare e cila u ble nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka tregues për mikrofonin e Report Tv emocionet. Ai tha se ishte një vlerësim për punën e bërë, duke vënë theksin se ngjarje të tilla si panairi që po zhvillohet si një nismë e Ballkanit të Hapur, është një vendim i dyhur pasi u jep mundësi bizneseve që të kenë një treg më të madh.

“Kënaqësia është e madhe dhe kompeson dhe pjesën e lodhjes dhe mundimeve, se të bësh verë në Shqipëri nuk është shumë e lehtë, ishte diçka emocionuese, por evente të tilla që bashkojnë Ballkanin, ato njerëz që punojnë tokën dhe tregun dhe nuk shkelin atë pjesën, që pjesa më demble e e biznesin nuk e ka qejf se ka të ardhur atë ulëta, ishte një kënaqësi e madhe, se përveç pjesës morale që të kthen mbrapssh mundimit, ishte dhe një hapje dyersh, se tashmë jemi një treg më i madh me Maqedonisë, Serbinë e Malin e Zi”, tha Mançe.

Ora 15:24
Panairi në Beograd, Vuçiç refuzon ta marrë dhuratë, blen një arkë me verë shqiptare: Ka shije të çuditshme, mezi pres të vij në Shqipëri të provoj më shumë

 

Në Beogradi u zhvillua panairi i Verës për Ballkanin e Hapur. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zgjodhi që në kuadër të kësaj ceremonie por edhe si dashamirës i verës(siç theksoi edhe në deklaratën e tij), të blejë një arkë me verë shqiptare. Ai refuzoi ta merrte si dhuratë nga vendi ynë dhe preferoi ta blinte, teksa ka dhwnw edhe vlerwsimet e tij. 

"Kjo është diçka që doja të provoja, diçka shqiptare, e pëlqej shumë, është shije e çuditshme dhe duhet të vij në Shqipëri të provojë më shumë", tha Vuçiç.

Ora 14:26
VIDEOLAJM/ Cila verë ishte më e mirë? Rama: Po s’jemi këtu për të folur për të! Çdo gjë ka të mirën e bukurinë e vet

 

Nga Beogradi, panairi 4-ditor i cili nisi me një gotë verë, Kryeministri Rama në një prononcim për media u pyet se cila verë ishte më e mirë. Rama zgjodhi të ishte sa më diplomatik duke mos bërë një ndarje dhe duke theksuar se çdo gjë ka të mirën dhe bukurinë e vet.

'Sa më shumë ngjyra sa më shumë mundësi zgjedhje aq më e plotë është jeta. Nuk jemi këtu për të folur për verën. Çdo gjë ka të mirën e bukurinë e vet.'- tha Rama

Ora 13:53
Kovaçevski në ‘Panairin e Verës’: Mundësi e shkëlqyer kontakti dhe bashkëpunimi për bizneset

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e konsideroi panairin e verës në Beograd si një mundësi të shkëlqyer për bizneset.

“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut është eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29 në botë.  Ne po rrisim eksportin e verës me shishe”, tha ai.

Ora 13:50
Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Beogradi me rastin e Panarit të verës në Open Balkan. Sipas Ramës Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm.

‘(..)Fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar vendin e parë në Ballkan që në epokën e bronx. Se di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për të dalë i pari ose kush është më i vjetri. Një gjë e kemi mësuar të giithë që askush prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë sëbashku në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme, jetueshme e më paqësore? Apo duke hedhur tjegulla me gurë e duke i vënë flakën e njëri-tjetrit siç kemi bërë. Besoj se këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar me nivelin e lartë evropain është e qartë që më mirë kështu sëbashku duke u afruar me njerëzit duke parë sesa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz. Sesa  ashtu siç kemi qëndruar më parë duke i kthyer shpinën pa e njohur nj tj me shumë zënka në mes. Sot duke vizituar panairin janë edhe prodhues nga shumë vende të tjera. Besoj se u kemi dhënë mundësi që jo vetë të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin po u kemi dhënë mundësi krijuesve dhe tregtarëve të verës të shikojnë kaq shumë udhëtime në një kohë të madhe për t’u shikuar. Këtë panair synojmë që çdo vit duke e spostuar nga njëri vend në tjetrin. Dhe ndërkohë, sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë në afro 100 milionë. 36 mijë euro më shumë se një vit më parë. Këto janë vetëm hapat e parë të vazhdueshëm. Ashtu sikundër ekspertet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, afro 30% edhe në RMV. Të gjitha këto dhe të tjerat na mjaftojnë ta çojmë përpara këtë nismë. Nismë jo e jona, por që u takon njerëzve, të gjitha atyre që ofrojnë, eksportojnë, zhvillojnë industrinë, vizitojnë vendet tona, vajzat dhe djemve të reja te të rinjve të vendeve tona. Shpresoj që kjo t’iu pëlqejë ndryshe nga rrugët e mbyllura të së shkuarës. Ballkani Hapur është më shumë ekonomi, apo ekonomi, është projekti paqeje dhe është një projekt bashkëjetesë. Kjo lagje e vogël e evropës të bëhet më shumë vendi i të ardhmes për rininë tonë.- tha Rama

Ora 13:48
Mesazhi i Vuçiç: Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira! Ne do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët

 

Në fjalën e tij nga Panairi i Verës në Beograd, Aleksandër Vuçiç dha një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.

“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë.  Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.

Ora 13:36
Vuçiç: Nuk ka asnjë person pa buzëqeshje në fytyrë! Jam krenar për këtë Panair Vere! Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën hapëse në Panarin e Verës në Beograd duke shprehur falenderim për liderët e Ballkanit të Hapur që punuan së bashku për të sjell 250 ekspozues nga rajoni dhe bota.

“Është një ditë e shkëlqyer dhe e vecantë për ne sot. Më duket se nuk ka asnjë person të vetëm që është i pranishëm këtu që nuk ka buzëqeshje në fytyrë. E kemi arritur këtë së bashku. Duke qenë se e njoh paksa Dirtanin, Edin, Dimitarin dhe Anën, jam një verëdashës më i madh se ata dhe kam vizituar shumë Panaire verërash në botë. Sot kemi dicka për të qenë krenar.

Mund të jemi më mirë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe jam kaq krenar që ia dolëm ehde pse shtatori është muaj i vështirë për prodhuesit e verës. Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu, të kesh përfaqësyues nga më shumë se 40 vende nuk është dicka e vogël për rajonin tonë. Dua t’ju përgëzoj të gjithëve. Ftoj qytetarët e Beogradit që të vijnë sot pasdite dhe ditët në vijim deri të dielën që të degustojnë verërat nga rajoni dhe bota.

Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Me zemër sot ftojmë të gjithë miqtë këtu, mirë se erdhët miq të dashur. Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur. Mund të shihni sot s ai rëndësishëm është Ballkani i Hpaur si nismë. Kjo është arsyeja përse duan ta gjejnë veten këtu. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen në Panaieret e ardhshme.

I nderuar Edi, Dimiter, Dritan, ju falenderoj që jeni këtu dhe jam falenderues që jeni këtu. Nesër do kemi dhe Hungarinë e Turqinë dhe kjo tregon edhe interesin e vendeve të tjera. Kultura e verës i skell njerëzit bashkë. Dua të them që është bërë shumë punë, shumë energji që kanë punuar ditë e natë me gjithë forcën e tyre për organizimin e këtij eventi. Nuk ka rëndësi sa luksoz është një panair”, tha Vuçiç.

Ora 13:32
VIDEOLAJM/ ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, momenti kur në Beograd luhen tingujt e këngës së mrekullueshme shqiptare

Në Panairin e Verës, një aktivitet në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, morën pjesë sot edhe 4 kryeministrat e 4 vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë video dëgjoni se si gjatë panairit janë vendosur në sfond tingujt e një prej këngëve patriotike më të bukura shqiptare ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.

Ora 13:14
Momenti kur kryeministri Edi Rama përshëndet median shqiptare në Serbi

 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur median shqiptare në Serbi, Beograd ku ndodhet për hapjen e panairit të verës. I shoqëruar nga liderët e Ballkanit, Rama u ndal që të përshëndeste gazetarët. 

Ora 12:09
‘Open Balkan’, Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç (IVDEO)

 

Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Beograd në kuadër të Open Balkan. Ai është pritur nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.