Me kualifikimin thuajse të siguruar për në Euro 2024 Shqipëria zbret sot në fushë për sfidën miqësore ndaj Bullgarisë. Takimi që nis në 18:00 luhet sërish në kryeqytet në “Air Albania” dhe Sylvinho do të bëjë rotacion. Kjo është miqësorja e parë e brazilianit në stolin e kuqezinjve pasi ka drejtuar vetëm në 6 ndeshje zyrtare deri tani. Gjithsesi thotë se për të nuk ekzistojnë sfida miqësore dhe se skuadra do të kërkojë maksimumin.
Nga titullarët që ishin kundër Çekisë sërish në formacion priten Ajeti, Mitaj, Asllani, Asani e Bajrami ndërsa 6 do jenë emra të rinj. Në portë do jetë Strakosha më pas Balliu,Mihaj, Laçi, Muçi e Uzuni pritet ta nisin nga minuta e parë. Megjithëse na duhet vetëm një pike Sylvinho për kualifikimin do të dëgjojë vetëm në nëntor e sqaron se nuk ka një çështje Broja:
Portieri Tomas Strakosha zbulon se braziliani bashkoi skuadrën:
Tek tifozeria nuk ka aq shumë interesim për ta parë këtë sfidë në stadium dhe deri mëngjesin e sotëm janë shitur rreth 13 mijë bileta.
Përgatiti gazetari: Andi Kapxhiiu