Në këtë takim, i cili do të shërbej si një test për trajnerët të cilët do të testojnë skuadrat e tyre, do të zbresin në fushën e gjelbër disa nga lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave.
Mjafton të përmendim emrin e Neymar, William, si dhe Rashfor e Vardy nga ana tjetër për ta kuptuar se edhe pse është një ndeshje miqësore, spektakli sot në mbrëmje është i garantuar.
Herën e fundit që Brazili luajti në stadiumin "Wembley" ishte në shkurt të vitit 2013. Anglia fitoi ndeshjen 2-1 falë një goli të dytë të Frank Lampard. Dy kombëtaret u takuan përsëri disa muaj më vonë në qershor, ku Anglia udhëtoi për në Rio për hapjen e stadiumit të ri Maracana. Kjo lojë shumë e këndshme përfundoi me rezultatin 2-2.
Formacionet e mundshme:
Angli: Pickford; Bertrand, Stones, Cahill, Walker; Loftus-Cheek, Dier, Rashford, Young, Livermore; Vardy
Brazil: Ederson; Alves, Marcelo, Silva, Miranda; Sandro, Casemiro, Fernandinho; Costa, Willian, Neymar
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com










