Troket 2023! Spektakël fishekzjarrësh në Tiranë! Atmosfera festive 'pushton' vendin! Shqiptarët urojnë: Gëzuar (VIDEO)

TIRANË- 2022 u largua, për t’i lënë vendin 2023, me shpresën që të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Nata e ndërrimit të viteve, siç tradita e do mblodhi në tryezë të gjithë familjet, ku shijuan ushqimet e ngrohta e tradicionale, e ndërsa ora 00:00 kulmoi me spektaklin e fishekzjarrëve të hedhura nga vetë qytetarët, por edhe me organizimin e bërë nga Bashkia e Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’, ku pati edhe një koncert me artistë të ndryshëm nga Luana Vjollca, Getoar Selimi. Si asnjëherë tjetër, qielli “u ndrit” nga spektakli i fishekzjarrëve shumëngjyrëshe duke dhuruar një atmosferë magjike, me qindra qytetarë të cilët i gëzuan këtij momenti të veçantë.  

Atmosfera festive u ndje edhe në qytetet e tjera, ku Report Tv në një transmetim të drejtpërdrejt për shikuesit përcolli entuziazmin dhe aktivitetet që u zhvilluan në çdo shesh të vendit.

*Shqiptarja.com dhe Report Tv urojnë gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2023!”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:00
Troket 2023 në Sarandë! Ja atmosfera (VIDEO)

 

Edhe Saranda nuk mungonte në listën e qyteteve që dhuruan një spektakël  fishekzjarrësh e ku nuk munguan urimet për një vit sa më të mbarë.

Ora 00:59
Festohet në Laç! Qytetarët presin 2023 pranë kishës së Shna Ndout (VIDEO)

 

Ndërrimi i viteve u prit përmes një atmosfere të gëzueshme edhe në qytetin e Laçit. Qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, ndërsa nuk munguan dhe ata që e priten vitin e ri pranë kishës së Shna Ndout, një vend i shenjtë ku njerëzit kanë shumë besim dhe shpresë.

Ora 00:57
Tirana pret 2023 me spektakël fishekzjarresh, Veliaj: Më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim (VIDEO)

 

Bashkë me spektaklin e fishekzjarreve Tirana priti dhe ndërrimin e viteve. Festa nisi më herët me një koncerti festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur, si Getoar Selimi, Luana dhe Ardit Çuni.

Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim.

“Dashuria e çon këtët qytet përpara. Puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara, njerëzit e mirë e çojnë këtë qytet përpara. Këtë vit kemi pasur një vit fantastik si Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Nga nesër, fillon një vit i ri i Tiranës, Kryeqyteti Europian  I Sportit. Po sporti më I mirë është dashuria për njëri-tjetrin, është solidariteti dhe është bashkëpunimi. Nuk ka rëndësi nëse jemi nga Tropoja apo nga Tepelena, të krishterë apo myslimanë, vendalinj apo të ardhur, kjo është Tirana jonë. Dhe të gjithë bashkë japim një kontribut për ta çuar më përpara”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky është dhe një moment për të lënë pas çdo keqkuptim dhe për të parë nga e ardhmja.

“Sot numërojmë mbrapsht për të mbyllur një vit dhe për të pasur një spektakël fishekzjarresh. Unë them që ne duhet të numërojmë mbrapsht për të mbyllur çdo debat, çdo keqkuptim, çdo cic mic me njëri-tjetirn. Ne shqiptarët kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë. Ndaj, miqtë e mi, më shumë dashuri, më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim, më pak pengesa, më shumë kokën nga e ardhmja se sa nga e kaluara”, tha ai. 

Kreu i Bashkisë falenderoi dhe të gjithë ata që këtë natë të ndërrimit të viteve e kalojnë në punë në shërbim të komunitetit. 

“Dua të falenderoj të gjithë ata që në ditët e vështira siç ishte tërmeti, siç ishte pandemia, siç ishte kjo luftë e mallkuar ishin në krye të detyrës. Një super duartrokitje për të gjithë ata që punojnë fort. Faleminderit infermierëve, faleminderit mjekëve, faleminderit policëve, ushtarëkëve, zjarrfikëseve, atayre që do punojnë gjithë natën sot që Tirana të gëzojë dhe secili prej nesh të ketë një festë të bukur”, tha Veliaj.

Ora 00:54
Kryeqyteti i festave nuk zhgënjen! Korça dhuron super atmosferë në 00:00 (VIDEO)

 

Korça nuk ka zhgënjyer! Si kryeqyteti i festave që është quajtur këtë vit, dhuroi edhe një atmosferë shumë të bukur edhe kur akrepat e orës shënuan 00:00. Report Tv sjell pamjet në kohë reale nga spektakli i fishekzjarrëve.

Ora 00:44
Nata e ndërrimit të viteve, qielli në Berat ‘mbulohet’ nga fishekzjarret! Vijon festimet në baret e lokalet e qytetit (VIDEO)

 

Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugë e qytetit, në pritje të Vitit 2023.

Sapo ora shënoi 00:00, që përkon edhe ardhjen e vitit 2023,i gjithë qielli u mbulua nga fishekzjarrë të panumërta të hedhur jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët. Ishte një spektakël i vërtetë fishekzjarresh, që ndriçoi qiellin beratas për rreth 20 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan për të pritur ardhjen e Vitit 2023 rreth Pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë", duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar, nga mot gëzuar".

Nata festive e ndërrimit të viteve do të vijojë më pas me festimet e qytetarëve në baret e lokalet e qytetit, të cilat janë prenotuar më herët nga familjarët. Në rrugët e qytetit shihet prezencë e shtuar e forcave të policisë, që janë në gatishmëri të plotë jo vetëm për të garantuar qarkullimin normal në rrugët e Beratit por edhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ora 00:42
Elbasani mirëpret vitin e ri 2023! Urojnë qytetarët: Gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarëve

 

Elbasani mirëpret vitin e ri 2023! Qindra qytetarë në sheshin kryesore shijuan spektaklin e fishekzjarrëve.

“Uroj shqiptarët kudo qofshin”

“Gëzuar, 2023 qoftë një vit i lumtur”

“Gëzuar vitin e ri të gjithë shqiptarëve”, janë disa nga urimet që bëjnë qytetarët e Elbasani.

Ora 00:38
Atmosferë elektrizuese në Shkodër! Pas spektaklit të fishekzjarrëve, shkodranët drejt lokaleve, festa vazhdon (VIDEO)

 

Një atmosferë elektrizuese u dhurua nga Shkodra në këtë natë të ndërrimit të viteve. Qindra qytetarë dolën në sheshin ‘Luigj Gurakuqi’ ku plasën fishekzjarrë e më pas u drejtuan lokaleve, ku festa vazhdon.

Ora 00:30
Gjirokastra mirëpret 2023! Atmosferë e ngrohtë në qytetin e gurtë (VIDEO)

 

Në Gjirokastrën e gurtë, gjirokastritët festuan natën e ndërrimit të viteve. Kur akrepat shkuan 00:00, u dhurua një atmosferë e ngrohtë e ku nuk mungoi edhe shfaqja me fishekzjarrë.

Ora 00:23
Policia e Tiranës: 12 qytetarë të lënduar nga fishekzjarrët! 4 në spital

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët, 4 prej tyre në spital.

“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.

Ora 00:18
Si asnjëherë tjetër! Super spektakël fishekzjarrësh në Tiranë! Qielli ‘ndrin’ (VIDEO)

 

Tirana, si asnjëherë tjetër ka dhuruar një spektakël fishekzjarresh! Organizimi ishte bërë në sheshin Skënderbej nga Bashkia e Tiranës, e ndërsa në këtë magji kanë kontribuar edhe vetë qytetarët që plasën fishekzjarrë nga shtëpitë e tyre, duke dhuruar një pamje fantastike.

Ora 00:14
Ora shënon 00:00! Fieri feston me super atmosferë (VIDEO)

 

Nata e ndërrimit të viteve është festuar edhe në qytetin e Fierit me një spektakël fishekzjarrësh. Dhjetëra qytetare mbushën sheshin qendror të qytetit dhe kur ora shënoi 00:00 qielli u ndez nga fishekzjarrët. Në gatishmëri në sheshin e qytetit kanë qenë zjarrfikësja dhe patrulla policie.

Ora 00:11
Qytetarët në Lezhë sfidojnë temperaturat e ulëta, mbushin sheshin plot dhe shijojnë fishekzjarrët (VIDEO)

 

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e vitit të ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushen rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve për vitin e ri. Për disa minuta qielli u ndriçua nga magjia fishekzjarrëve të shumta të cilët u hodhën në mënyre të organizuar nga bashkia, por edhe vetë qytetarët.

Ora 00:09
Qielli në Vlorë ndrit nga fishekzjarrët shumëngjyrëshe! Ja atmosfera në qytetin bregdetar (VLORE)

 

Atmosfera festive nuk kishte si të mungonte edhe në Vlorë. Si asnjëherë tjetër, qielli i ndrit nga spektakli i fishekzjarrëve shumëngjyrësh.

Ora 23:53
Në Durrës, qytetarëve nuk iu pritet ora 00:00! Plasin fishekzjarrët më shpejt nga sa pritej (VIDEO)

 Në qytetin e Durrësit, qytetarët nuk e kanë pritur orën 00:00, por kanë nisur spektaklin disa minuta më herët. Report Tv sjell video nga atmosfera në sheshin kryesor të qytetit, ku është dhuruar një spektakël fishekzjarresh. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gëzuar 2023: 01/01/2023 00:14

    Gëzuar një vit te mbarë për të gjithë Shqiptarët ! Zoti na bekofte me një vit te mbarë !!!

    Përgjigju
  • Kistra: 31/12/2022 10:58

    Urimet me te mira per stafin tuaj te mrekullueshem! Gezuar 2023, suksese e mbaresi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet