Dramë në ‘Air Albania’, Shqipëria e fortë vetëm 45 minuta, Izraeli përmbys gjithçka, përfundon 1-2 në Tiranë

TIRANË- Kombëtarja mundet në ‘Air Albania’! Kuqezinjtë kanë konfirmuar edhe në këtë ndeshje se lëshojnë shumë ne pjesën e dytë. Pas 45 minutave të parë të jashtëzakonshme djemtë e Rejas kanë zhgënyer në të dytën duke u mundur me Izraelin 1-2 në Tiranë.

Kjo sfidë e dytë e Ligës së Kombeve, e velfshme për Grupin 2 të Ligës B, ka lënë Shqipërinë me vetëm 1 pikë, pas barazimit me Islandën, ndërkohë që izraelitët kanë marrë 3 pikë në kryeqytetin shqiptar duke shkuar në 4 pikë në vendin e parë. Grupi kryesohet nga Izraeli me 4 pikë në 2 ndeshje, teksa Islanda ka arritur të sigurojë 2 pikë.

Në sfidën e sotme Armando Broja shënoi gol me penallti në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Izraeli shënoi dy gola me Solomon në minutën e 57-të dhe të 73-të.  Duelin e radhës Shqipëria do ta luaj më 24 shtator në Izrael. Aventura në Ligën e Kombeve, do të mbyllet në “Air Albania” ndaj Islandës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:28
Broja nuk fsheh zhgënjimin: Unë shënova, por humbëm shumë raste, s’duhej të humbnim

Armando Broja, autori i golit të vetëm të Shqipërisë ndaj Izraelit, në humbjen 1-2 në shtëpi në Nations League. Ai ka folur për mediat pas ndeshjes dhe nuk e ka fshehur zhgënjimin.

“I kënaqur me golin? Unë them që jo, sepse nuk e kemi fituar ndeshjen. Nuk është vetëm shënimi i golit, është të luajmë mirë dhe të fitojë ekipi. Jemi përmbysur dhe është diçka që duhet diskutuar në grup. Duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të fokusuar për të ruajtur fitoren. Luajtëm me tri sulmues në fund sepse po humbisnim. Trajneri provoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, është zgjedhja e tij. Unë nuk kam çfarë të them, me 2 apo me 3 sulmues. Duhet të barazonim, por unë nuk ia dola të shënoja sërish.

Normale që duhet të pasoj më shumë, është lojë kolektive. Por ndonjëherë, duhet të rrezikojmë dhe të mbajmë topin. Kur jam brenda në fushë, nuk jam tifoz, jam lojtar që shoh një hapësirë dhe tentoj të futem. Në atë moment, nuk funksionoi. Por e rëndësishme është të provosh. Kështu bëhet një lojtar i madh, duke guxuar dhe duke mësuar nga gabimet.

Sot nuk bëra mirë, sepse humbëm, por në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë, u tërhoqëm dhe pësuam dy gola. Nuk ishin gola që duheshin pësuar, por në fund ka vlerë rezultati dhe ne humbëm” – tha ai.

 

Ora 22:48
Mbyllet ndeshja, Shqipëria humbet në 'Air Albania'

1654891880_Screenshot3.jpg

Kombëtarja kuqezi ka humbur në përballjen me Izraelin.

Ora 22:23
Izraeli kalon në avantazh, shënon golin e dytë në minutën e 72 (VIDEO)

Izraeli kalon në avantazh, shënon golin e dytë në minutën e 72

Ora 22:07
Izraeli barazon 1-1 në minutën e 57

Izraeli barazon 1-1 në minutën e 57

Ora 21:37
Ndeshja Shqipëri-Izrael, kombëtarja kalon në avantazh (VIDEO)

Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në përballjen me Izraelin në ‘Air Albania’

Ora 21:21
FOTOLAJM/ Koreografia speciale të Tifozëve “Kuq e Zi” në duelin ndaj Izraelit

Një koreografi e jashtëzakonshme ka qenë nga tifozeria kuqezi në shkallët e stadiumit 'Air Albania'  teksa është duke luajtur ndeshjen me Izraelin, i vlefshëm për Ligën e Konferencës.

Në stadium kanë mbërritur mbi 17 mijë tifozë,të cilët pritën me një duartrokitje të ngrohtë futbollistët në momentin e zbritjes në fushë.

Teksa po ekzekutohej himni i Shqipërisë, tifozët “Kuq e Zi”, hapën në tribunën e tyre një banderolës ku në një televizor, shfaqej harta e Shqipërisë së madhe, teksa brenda tij shkruhej “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.

Ora 20:47
Ndeshja Shqipëri-Izrael tifozët kuqezi hedhin shirita të bardhë në fushë (VIDEO)

 

Tifozët kuqezi kanë hedhur shirita të bardhë në fushë. Nisja e ndeshjes është shtyrë derisa të pastrohet fusha nga shiritat e bardhë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 11/06/2022 12:28

    Humbja e ndeshjes eshte e pa pranueshme per kombetaren

    Përgjigju
  • Kola: 11/06/2022 10:55

    Per mendimin tim Shqiperia duhet penalizuar,dhe oeganizatoret duhet ndershkuar.

    Përgjigju
  • Eri: 11/06/2022 10:52

    Çfar punet ka ketu Islamiket mo B.Q re

    Përgjigju
  • Dui: 11/06/2022 10:03

    Islamiket nuk bejne kurr shtet e jo me futboll

    Përgjigju
  • Une: 11/06/2022 09:02

    Po nrm qe do rrifen, se kshu eshte kur pabuksave i duket vetja sikur ca jane. Ju mbush barku me buke ktyre katnarve e tani lujne gjithe pordhe, nuk kan lujt asnjiher me zemer e shpirt

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 11/06/2022 00:21

    Reja duhet urgjentisht te shporret nga drejtimi i Kombetares.

    Përgjigju
  • emri: 10/06/2022 23:42

    I kid Albania .... with love!

    Përgjigju
  • Mjeshtri.N10: 10/06/2022 23:14

    Bravo Izraelit….

    Përgjigju
  • Besnik: 10/06/2022 22:54

    Kombetare leshi se meriton te futen me ne ate stadium, Pa gjak Pa moral ate plakun Italian duhet ta hypni sonte ne traget.

    Përgjigju
    • Olsi: 10/06/2022 23:36

      PLAKU KA 30 VJET QE LUAN ME 3-5-2. HYSAJ KA MBARUAR(DUKET DIFERENCA ME BALLIUN). "DIKTATORI" I JEP PLAKUT 11 LOJTARET,SEPSE ESHTE KOHA E MERKATOS...DHE KA %.....

  • Shqiptari: 10/06/2022 22:35

    Hajd nëmpudh sëmës vafshit legena që hapeni bythës sikur jeni Brazili dhe jo Shqipëria

    Përgjigju
  • Riçkodan: 10/06/2022 21:10

    Edhe ne kete ndeshje duket pislliku i Dukes dhe i Frangajt duhet te fitojne para nga mos transmetimi direkt per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • RTSH: 10/06/2022 20:30

    Edhe ndeshja me Izraelin nuk do te transmetohet ne RTSH. Atehere le te mbyllet perfundimisht nuk na duhet se mw taksat tona mbahet.

    Përgjigju
    • Albfire: 10/06/2022 21:05

      Duka ja ka dhene Supersportit te drejten televizive.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër