Sot sfida Shqipëri-Angli, policia merr masat: Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes

Sot sfida Shqipëri-Angli, policia merr masat: Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania". Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes dhe do të qëndrojnë të tilla deri në përfundim të saj.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kësaj here rrugët nuk do të bllokohen, ndërsa rrugët rreth stadiumit do të bllokohet vetëm në momentin e mbërritjes së lojtarëve në stadiumin "Air Albania". Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë si pjesë e masave kufizuese për të shmangur përhapjen e infektimit.

Sigurimi i perimetrit të jashtëm të stadiumit ‘Air Albania’ për shkak të bizneseve u bënë objekt përplasje mes policisë së shtetit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit fillimisht ka bërë publike një letër të policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër organizimin e ndeshjes së kombëtares kundër Anglisë,  me arsyetimin se strukturat e vendosura jashtë stadiumit nga bizneset cenojnë standardet e sigurisë. Lajmi u përgënjeshtrua nga Policia e Shtetit, e cila tha se masat janë marrë ndërsa u vendos mbyllja e bizneseve para zhvillimit të ndeshjes deri në përfundim të saj.

Në lidhje me pjesëmarrjen e tifozëve gjatë ndeshjes Shqipëri-Angli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon lejimin e tyre në masën 30%, por kjo kërkesë u refuzua nga Komiteti i Ekspertëve, pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve për shkak të COVID-19.


Lajmi kryesor:

'Heroi i heshtur mes nesh', kuqezinjtë ia dedikojnë ndeshjen Arjan Salës! Kombëtarja dorëzohet, Anglia fiton me 2 gola


I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja