Sot në “Shqiptarja.com”, replikë
e Arben Dukës me gazetën “Dita”

Sot në “Shqiptarja.com”, replikë<br />e Arben Dukës me gazetën “Dita”
Poeti Arben Duka i përgjigjet me vargje, disa vargjeve të publikuara në gazetën “Dita”. Replika e Arben Dukës, vjen sot në gazetën “Shqiptarja.com”.
 
Në numrin e të shtunës në “Shqiptarja.com”, poeti Arben Duka sjell vargjet e tij si replikë për poezinë "Replikë me Arbenin për "gjermanin e fundit"

Çdo ditë lexuesit e "Shqiptarja.com" (print) mund të lexojnë vargjet satirike të poetit Duka. Vargjet mund t'i lexoni dhe online tek Shqiptarja.com në Blogun e Arben Dukës    E TE TJERA E TE TJERA

POEZIA E BOTUAR DJE NE GAZETEN "DITA" QE NGJALLI DEBAT

Replike me Arbenin për "gjermanin e fundit"

Të më ndjesh o Dukë Arbeni
që këtu po bëj koment
po “gjermanin” që s’po gjeni
thjesht e kemi… president
 
U bë copa për portretin
Që ia hoqën nga ca zyra
Po nuk flet për palo-gjyqin
Që liroi ato lëtyra
 
Hesht për 21 janarin
S’flet për gjyqin-neveri
Por ata mender gjykatës
Jan’aty me firmë të tij
 
I ka “çue” Sali krimi
S’jan të shtetit, jan’ “të tijët”
A kan’ cipë e turp, o Zot?!
Si shikojnë në sy fëmijët?!
 
Hall i madh që n’a ka gjetur
Duhet thën’ edhe do shkruar
se “gjermanin” që ka mbetur
t’a ka pjell’ Shkoll’e Bashkuar
 
Jo më kot u lodh Saliu
kur kërkonte për “gjermanin”,
dhe nuk gjeti firifiu
por tamam Bujar Nishanin.
 
Më ushtar nuk ke ç’i thua
një ushtar që bën dekrete (!)
Si një tank me mish e thua
e ndërtoi Sala për vete.
 
Do t’i thosha nëse mundja
more Dukë bilbil poeti,
se edhe gjermanët fundja
kishin njëfarë dinjiteti.
 
Qenë pushtues pa dorashka
Dhe pushtuesi dihet, vret
Kurse ky tymos me shashka
N’a vë zjarr e pi shëndet.
 
Që t’i bëjë qejfin Berishës
dhe pse është një shkallë më lart
presidenti i fryn pishës
kur Berisha i bën “start”.
 
Do vazhdojë të hedhë në erë
të gjithë urat e katundit
që t’a lërë fushën beter
tamam si “gjerman” i fundit.
 
Ndaj i them’ të bëhet burrë
e njëçik t’i rëndet vetja,
se në qëntë veç për figurë
n’a mjaftonte Ahtifetja.
 
Kaq të desha që t’a ndreq
për “gjermanin” që n’a mbeti
e për fatin tonë të keq
n’a qëlloi Bujar Mehmeti.
 
Nëse duam që t’a tundim
Si do vendi o Ben trimi
kur të ikë legen’i fundit
ajo datë do jetë Çlirimi.


REPLIKA E ARBEN DUKES PUBLIKUAR SOT NE SHQIPTARJA.COM 


Nga replika u habita,
ndaj duhet sqaruar ngjarja,
që nga dje s'jam më tek "Dita",
po jam këtu tek "Shqiptarja"

Po i bëj replikë gazetës,
që kam pasur shumë për zemër,
se për hir të së vërtetës,
replikusi s'kishte emër.

Them se bukur kishte shkruar,
po nuk vuaj nga qejfmbetja,
stilin tim e kish kopjuar,
po kish dhe diçka nga vetja.

Replika qe miqësore,
edhe vargu krejt i pikur,
po unë nga ajo llogore,
ika-sepse duhej ikur.

Sot nuk jemi në një lundër,
dhe ca miq s'i kam më pranë,
po unë "Ditës" s'i dal kundër,
se prapë jemi në një anë.

Ika unë-s'u bë hataja,
as tri ditë nuk zgjat çudia,
ajo mund të rri në maja,
edhe pa vargjet e mia.

Eshtë e madhe Shqipëria,
vetëm unë s'i ndez fanarët,
dhe nuk nuk jam tamam Mesia,
që t'u marr gjithë "besimtarët"!

Brirët nuk do t'i përpjekim,
se jemi me një ide,
më besnikët do më ndjekin,
edhe tek kjo kishë e re! 


Ai që kish bërë replikën,
dhe pse ishte anonim,
e njeh vargun dhe muzikën,
mund ta mbushi vendin tim.

E njeh vargun me muzikë,
mund të shkruaj përsëri,
po për dreq ajo rubrikë,
do dhe pakëz trimëri.

Luftë e madhe ka mbaruar,
miletit i doli frika,
ndaj çudi që s'ishte shkruar,
ndonjë emër tek replika.

Unë nga " Dita" ika vetë,
nuk se më kapi reforma,
po s'ndryshoj në këtë jetë,
nga përmbajta dhe nga forma.

Tani që erdhi liria,
do të dalin plot luanë,
ndaj tek "Dita" s'bie zia,
se s'ka një po dy Ardianë.

Me askënd s'e kam intatin,
nuk ika që të bëj namin,
thjeshtë mendoj ta provoj fatin,
me Bolino italianin!

Tani që të gjithë po shohin,
një dritëz në horizont,
gjithë ç'më duan e ç'më njohin,
do më gjejnë gjithmonë në front.

Nga bekimet që kam marrë,
them se do jem ditë gjati, 
njëlloj truri si më parë,
do më punojë si sahati!

Replika u publikua dhe ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit