ZVICËR - Mesditën e kësaj të premteje në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës u mbajt shorti për fazën e 1/8-ave të Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Goglat e tërhequra nga një legjendë si Ivan Rakitic vendosën që Real Madridi të përballej sërish në ndeshjet me eliminim direkt kundër Manchester Cityt, një ndeshje që është kthyer në 'Klasiken' e Evropës në vitet e fundit.
Një tjetër përballje e fortë do jetë ajo mes kampionëve në fuqi të PSG-së dhe Chelseat. Për Liverpoolin do kthehen kujtimet e viteve më parë pasi rikthehet në Stamboll, këtë herë në përballjen kundër Galatasarayt. Të dyja ekipet u takuan në fazën e ligës gjatë këtij sezoni dhe Galatasaray fitoi 1-0.
Barcelona do ketë një detyrë të vështirë kundër Newcastle, Atletico Madrid luan kundër Tottenham dhe Bodo/Glimt kundër Sporting Lisbone.
Ndeshje të lehta në letër në këtë fazë do kenë Bayern Munich dhe Arsenali. Gjermanët do përballen kundër Atalantës, por rruga e tyre për në finalen e Budapestit do jetë e vështirë nëse kalojnë në fazën e radhës. Arsenali luan kundër Leverkusenit.
Kjo fazë do jetë me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje dhe takimet e para të raundit të 1/8-ave do luhen më 10 dhe 11 mars, ndërsa ato të kthimit më 17 dhe 18 mars.
Veç sfidave të kësaj faze është mësuar edhe rruga që do ndjekë secili ekip për në finalen e madhe të 30 majit që do zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Rrugë e vështirë për Bayern Munich, Real Madridin ose Manchester Cityn apo edhe PSG-në ose Chelsean apo Liverpoolin.
Champions League, çiftet që do përballen në fazën e 1/8-ave:
Bodo/Glimt - Sporting Lisbone
PSG - Chelsea
Newcastle - Barcelona
Galatasaray - Liverpool
Atletico Madrid - Tottenham
Atalanta - Bayern Munich
Leverkusen - Arsenal
Datat e ndeshjeve
Raundi i 1/8-ave: 10/11 dhe 17/18 mars 2026
Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 prill 2026
Gjysmëfinalet: 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026
Finale: 30 maj 2026 (Budapest)
Rruga drejt finales së Budapestit
Komente







