Botërori 2018/ Serbia mposht Kosta Rikën dhe merr kryesimin e grupit

Botërori 2018/ Serbia mposht Kosta Rikën dhe merr kryesimin e grupit

Aleksandar Kolarov shënon me goditje dënimi golin për Serbinë

Serbia ka arritur të mundë Kosta Rikën me një rezultat 1-0. Aleksandër Kolarov i ka dhënë fitoren kombëtares se tij me golin e shenuar në minutën e 56. Ndeshja ishte e vlefshme për grupin E të Botërorit ku për momentin Serbia kryeson grupin. Në orën 17:00 pritet të luhet ndeshja Gjermani-Meksikë.

Kosta Rika dhe Serbia u përballën për herë të parë në historinë e tyre. Kosta Rika merr pjesë në një Kupë Bote për herë të pestë ndërsa katër vite me parë arriti në fazën me eliminim direkt.

Keylor Navas, Bryan Ruiz apo edhe Campbell janë lojtarët më të spikatur në “ La Sele”. Trajneri Oscar Ramirez është I lumtur por njëkohësisht ndien edhe një përgjegjësi të madhe që drejton skuadrën në këtë Kupë Bote.

Nga ana tjetër Serbia e gjeneratës së re është gati për Botërorin . Në skuadrën ballkanase ka disa yje që luajnë me ekipet më në zë në Europë por ai që ka shkëlqyer më shumë është laciali Sergei Milinkovic Savic.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy