Sot në orën 18:00 hidhet shorti i Botërorit të Katarit, Shqipëria e Kosova mësojnë kundërshtarët

TIRANË- Sot duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit të Katarit dhe Shqipëria e Kosova mësojnë rivalët. Në një event virtual me bazë në Zyrih 55 ekipet e Uefas do të mësojnë kundërshtarët për të siguruar një biletë në finalet e mëdha të “Katar 2022”. 

55 skuadra nga të cilat vetëm 13 do të kualifikohen do të ndahen në 10 grupe ku vetëm ekipet e para , pra fitueset e grupeve do të luajnë në Katar ndërsa vendet e dyta do të bëjnë play-off. Shqipëria është e gjitha sy e veshë nga shorti i sotëm pasi djemtë e Edy Rejas do të njihen me kundërshtarët. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt që do të thotë tre rivalë më të fortë të paktën në letër dhe  një ose dy rivale më të dobët në varësi të grupit me 6 apo 5 skuadra në të cilin do të shortohemi.

Në vazon katër ku bëjnë pjesë kuqezinjtë janë edhe Bosnje Hercegovina , Maqedonia e Veriut , Sllovenia, Bullgaria me të cilat nuk do mund të përballemi. Kosova gjendet në vazon e pestë dhe shorti mund t’i vërë përballë Shqipërinë e Kosovën ashtu siç Kombëtarja mund të përballet edhe me Serbinë që ndodhet në vazon e dytë. Pritet një grup i vështirë për skuadrën tonë por edhe mundësitë për të shkuar në Botëror janë minimale kjo edhe për faktin se vetëm 13 skuadra nga Europa luajnë në fazën finale.

Ekipet big janë në vazon e parë duke nisur me Belgjikën, Francën, Italinë, Spanjën apo edhe Gjermaninë. Ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit të Katarit do të luhen në 24 dhe 25 mars të vitit të ardhshëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja