Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, sot Parlamenti Evropian nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen
Strasburg, Ndërtesa e Parlamentit Evropian
Ditën e sotme në orën 14:45 pritet që në selinë e Parlamentit Evropian të mbahet ceremonia e nënshkrimit të vendimit për librelizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është nisur të mërkurën drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit. Dje u bë me dije se miratimi i vendimit është bërë pa vendim pasi nuk ka pasur asnjë votë kundër. Dje u dakordësua marrëveshja për liberalizimin e vizave ndërsa ditën e sotme bëhet nënshkrimi.
Pas këtij vendimi të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në vendet e hapësirës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Kushti është që udhëtimet pa viza të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme dhe nuk nënkuptohet leja e punës apo e përfitimeve të tjera në këto vende.
Aktualisht Kosova, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Që prej vitit 2018, BE e ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por kanë qenë disa vende anëtare që kanë shprehur rezerva.
Këshilli i Ministrave të BE-së muajin e kaluar, e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën. Zbatimi i vendimit pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.1%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01