Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe sot një prej pedagogëve që merr pjesë në protestën para parlamentit, refuzon dialogun me kryeministrin Rama. Në deklaratën e tij, ai akuzon edhe deputetët për vjedhje, por nuk e mohon se këtë gjë e ka vërejtur edhe gjatë kohës kur ishte vetë në parlament gjatë kohës që qeveriste PD.
Një prej thirrjeve të tij kryesore është shkrirja e parlamentit.
“Shqipëria ka nivel intelektual të jashtëzakonshëm, të rinj e të reja të arsimuar në universitetet e botës. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e kriminelëve. Unë kam qenë vetë në parlament dhe s’kam qenë dakord me qeverinë, pavarësisht se ishte partia ku isha zgjedhur deputet. Këta janë deputetë pa karakter. S’ka më mision fisnik sesa të shkrihet ky parlament, i bëj thirrje presidentit. Nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Nuk kemi çfarë të dialogojmë me të. Do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend. Nuk e përjashtoj rrugën e dialogut, por s’mund të bëj dialog me një rrugaç”, tha Biberaj.
Lajmi kryesor:
Një grup protestuesish para Kuvendit, nuk ka tensione! U bashkohen edhe disa dhjetëra pedagogë, të lidhur me opozitën! Policia heq kordonet e sigurisë pas seancës (VIDEO)








