
Në familjen Hazisllari dy ditë më parë është festuar ditëlindja e vajzës 6-vjeçare, ndërsa sot ata kanë hapur dyert e mortit pas vdekjes tragjike të Lukës 14 vjeç dhe mamasë së tij, Rrahime 40 vjeç, pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.
Dy ditë më parë, babai Valentino, kishte postuar në profilin e tij në facebook, foton e vajzës 6-vjeçare teksa shkruante: "Edhe 100 të tjera zemra e babit."
6-vjeçarja ndodhet aktualisht në intubim në pediatrinë në urgjencën e Pediatrisë në QSUT ndërsa ka marrë 45% djegie në trup, kryesisht në fytyrë dhe në duar.
Ministria e shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion.
Lajmi kryesor:
Maliq/ Ndërruan jetë pas zjarrit që i përpiu shtëpinë, përcillen sot për në banesën e fundit nëna dhe i biri! 6-vjeçarja ende në gjendje kritike! Flet dëshmitarja e parë e ngjarjes










