Dita e djeshme regjistroi një ngjarje të rëndë që përfundoi me një bilanc tragjik. Zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari ku për pasojë ndërruan jetë Rrahime Hazisllari 40 vjeç dhe djali i saj Luka Hazisllari 13 vjeç. Në gjendje të rëndë shëndetësore është e vogla 6-vjeçare, i cila ndodhet në Tiranë duke marrë ndihmë mjekësore. Luka dhe Nefeli janë të diagnostikuar me çrregullime të spektrik autik.

Rrahime dhe Luka Hazisllari do të përcillen sot për në banesën e fundit. Aktualisht 6-vjeçrja ndodhet në intubim në urgjencën e Pediatrisë në QSUT ndërsa ka marrë 45% djegie në trup, kryesisht në fytyrë dhe në duar. Familja Hazillari ndodheshin në kushte të vështira ekonomike ndërsa para në shtëpi sillte vetëm bashkëshorti i Rrahimes, Valentino, i cili ishte i punësuar në ndërtim dhe në kohën që zjarri ka rënë, nuk ka qenë në banesë.

Në ndihmë fillimisht u kanë ardhur fqinjët, të cilët për Report Tv kanë rrëfyer dhe tmerrin që kanë parë me sy. Nefeli është gjetur në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe e vetëdijshme me plagë të rënda kryesisht në pjesën e fytyrës e në duar. Fqinja Xhemile Kapari tregon se ka dëgjuar ulërimat e fëmijëve dhe ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ka ndodhur. Kur ajo ka arritur zjarri ishte shuar dhe çdo gjë në shtëpi ishte shkrumbuar.

Xhemile rrëfen se vajza është gjetur jashtë shtëpisë, ndërsa djalin e ka parë të shtrirë në koridor përmbys. Fillimisht ajo nuk e ka parë Mejremen, të cilën zjarrfikësit e kanë gjetur në derën e kuzhinës të asfiksuar dhe pa shenja jete.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: -Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur! Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: Ka vdekur.Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda  e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm , vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda.Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy,një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, thotë Xhemila Kapari, dëshmitarja e parë e ngjarjes.

Shefi i shërbimit të zjarrfikëses së Maliqit, Sadik Halili, tregon se deri më tani dyshohet që zjarri të ketë nisur nga soba me dru që ndodhet në kuzhinë. Ndërkohë në tokë ai tregon se janë gjetur disa fije shkrepëse të ndezura ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i zjarrit.

Të gjitha shpenzimet e funerale dhe jo vetëm, do të mbulohen nga Bashkia e Maliqit. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka bërë me dije se një bashkëpunim ka nisur dhe me disa biznese për t’i ardhur në ndihmë familjes Hazisllari.

Lajmi në përditësim...

 

1760950192_rrahimehazisllarilukahazisllari.jpg

 

Rrahime dhe Luka Hazisllari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Sot në terapi intensive pas djegieve të rënda në trup, dy ditë më parë 6-vjeçarja festoi ditëlindjen

1760954454_valentinohazisllari.jpg

Në familjen Hazisllari dy ditë më parë është festuar ditëlindja e vajzës 6-vjeçare, ndërsa sot ata kanë hapur dyert e mortit pas vdekjes tragjike të Lukës 14 vjeç dhe mamasë së tij, Rrahime 40 vjeç, pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Dy ditë më parë, babai Valentino, kishte postuar në profilin e tij në facebook, foton e vajzës 6-vjeçare teksa shkruante: "Edhe 100 të tjera zemra e babit."

6-vjeçarja ndodhet aktualisht në intubim në pediatrinë në urgjencën e Pediatrisë në QSUT ndërsa ka marrë 45% djegie në trup, kryesisht në fytyrë dhe në duar.

Ministria e shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion.

Ora 11:14
Maliq/ Shefi i zjarrfikëses: Flakët mund të ketë nisur nga soba me dru, por në tokë gjetëm dhe shkrepëse të ndezura! Gëzim Topçiu: Të gjitha shpenzimet do i mbulojë bashkia

 

Shefi i shërbimit të zjarrfikëses së Maliqit, Sadik Halili, tregon se njoftimi për zjarrin e rënë në banesën e familjen Hazisllari në Maliq, është marrë në mesditë rreth orës 13:30. Distanca nga banesa e djegur ka qenë shumë afër dhe ato kanë mbërritur menjëherë, ndërkohë zjarri ishte shuar.

Sadik Halili tregon se vajza dhe djali janë gjetur jashtë. Ky i fundit i pavetëdijshëm. Deri më tani nga hetimet, janë dy pista nga ku dyshohet të ketë nisur zjarri, nga soba e drurit që ndodhej në kuzhinë si dhe disa fije shkrepëse që janë gjetur të ndezura. Halili ende nuk e përcakton saktësisht versionin e saktë.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13.30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për 1 minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbëritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë.  Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritir grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq.

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu tregon se të gjithë shpenzimet e funeralit dhe jo vetëm, do të mbulohen nga bashkia. Topçiu tha se një bashkëpunim ka nisur dhe me biznese të ndryshme për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të ndihmuar familjes Hazisllari, të cilët ndodhen në kushte të vështira ekonomike.

"Një situatë e vështirë jo vetëm për ne si institucion por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët shprehin ngushëllimet për familjen. Shpresojmë që vajza të bëhet mirë, i urojmë shërim të shpejtë dhe patjetër që bashkia do të jetë në mbështetje të familjes me të gjitha mundësitë që ne kemi, për ta mbështetur financiarisht por jo vetëm. Do të jemi ccdo ditë krah kësaj familje. Qyteti sot është në zi të plotë. E ngushëlloj familjen, i jap forcë në emër të pushtetit vendor dhe le të shpresojmë që vajza të bëhet mirë.

Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ceremoninë por jo vetëm, do të mbulohen nga bashkia. Unë do të marr disa nisma timet personale me bizneset sepse aty do të jetë ndërhyrja më e shpejtë, për të mos pritur proccedurat ligjore që ndonjëherë zgjatin shumë. Rasti është i veccantë dhe ne duhet të ndërhyjmë sa të kemi mundësi. Nga informacioni që kam, familja ka qenë pjesë e shërbimit social dhe e qendrës komunitare që ne kemi aty. Nuk besoj që ne nuk mund të kemi patur ndihmat e nevojshme, rasti është fatkeq. Ne kemi raste të shumta të tilla që i trajtojmë, i mbështesim dhe kështu do të vazhdojmë. Këto raste nuk janë vetëm detyrim ligjor por duhet të jenë këmbanë alarmi për të gjitha institucionet. Ky do të jetë rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa më të rrepta e më të gjera për ti mbështetur", tha kryebashkiaku i Maliqit.

Xh.K/K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/10/2025 04:23

    Tani u kujtuat per kete familje qe te paguani per funeralin?! Ku ishit me pare kur i jepnit ate kemp qesharak 200000 leke? Vajza me 45 % diegie po trajtohet ne QSUT,kurse Fatos Nano pse pinte puro kubane,po trajtohet ne spital privat! Ironia e fatit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?