Sot në testim 16 750 mësues
në rrethe, pyetjet nga 4 fusha
PD:Testimi i mësuesve, antiligjo

Sot në testim 16 750 mësues<br />në rrethe, pyetjet nga 4 fusha<br />PD:Testimi i mësuesve, antiligjo
TIRANE- Sot do të testohen 16.500 mësues dhe drejtues shkollash. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se të gjithë arsimtarët në rrethe do të kalojnë në provim, për njohuritë që ata kanë. Sipas MAS testi nuk do të ketë për qëllim largimet nga puna, por identifikimin e nevojave që kanë mësuesit dhe më pas zhvillimine tyre profesional.  Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj deklaroi, se testimi do të zhvillohet në orën 11:00 deri në orën 13:00, në gjithë vendim.

“Qëllimi i këtij monitorimi nuk ka lidhje me lëvizjen e mësuesve apo situata të tjera punësimi, por ka të bëjë me hartën që Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndërton për nevojat e formimit profesional të mësuesve”, - u shpreh Malaj. Në testim nuk do të futen mësuesit që kanë arritur shkallën e parë të kualifikimit dhe kanë mbi 20 vite eksperiencë pune. Provimi do të zhvillohet në 13-të Drejtoritë Arsimore Rajonale. Pyetjet e testimit janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional.

Rezultatet
Zëvendësministrja e Arsimit ka bërë të ditur edhe rezultatet e këtij testimi për mësuesit e Tiranës. Sipas saj vetëm 4 % e mësuesve u vlerësuan maksimalisht, ndërsa rezultojnë me probleme mësuesit e ciklit parashkollor. “Testimi që u krye në Tiranë, tregoi se gjysma e stafit mësimor në kryeqytet ka mangësi në mënyrën e mësimdhënies, planifikimit dhe komunikimit dhe kanë nevojë për t’u kualifikuar dhe përmirësuar standartët e punës së tyre. Instituti i zhvillimit të arsimit në raportin përfundimtar ka sqaruar se në këtë testim ku morën pjesë 1651 mësues dhe drejtues vetëm 4 % mësuesve u vlerësuan maksimalisht në të gjithë komponentët e testit. Rezultatet më të dobëta i kanë patur mësuesit e ciklit parashkollor”, - theksoi Malaj.

Në lidhje me raportin e fundit të Bankës Botërore, ku rreth 60% e nxënësve rezultonin analfabet në matematikë Zëvendësministrja Nora Malaj deklaroi se ato i referohen rezultateve për vitin 2012-të.  Sipas saj prandaj MAS po zhvillon testimin e mësuesve, rezultatet e të cilit janë më se të domosdoshme në orientimin e duhur të politikave të ministrisë për hartimin e një skeme të re kualifikimi dhe trajnimi profesional të mësuesve shqiptarë.

MAS: Provimi me 30 pyetje, nuk ndikon te vendi i punës
 
Nëpërmjet testimit për “Identifikimin e Nevojave dhe Zhvillimit Profesional” Ministria e Arsimit kërkon të identifikojë se cili është niveli aktual i arsimtarëve , proces që lidhet ngushtë me performancën por edhe rezultatet e nxënësve shqiptarë në arsimin parauniversitar. Provimi do të ketë 30 pyetje, dhe rezultatet e tij do të merren menjëherë sapo një arsimtarë ta përfundojë atë. Më herët ministria e Arsimit ka zhvilluar testimin “Mësues për Shqipërinë”, që lidhet me vendet e punës, ndërsa ky testim sipas MAS, nuk ka të bëjë me to.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë