ATSH-Arbi Fortuzi/-. Pianisti Gjergji Gaqi do te japë jetë sot një shfaqje me muzikë të zgjedhur në piano. Në orën 20:00'në Teatrin Kombëtare të Operas dhe Baletit do të zhvillohet Recital në Piano nga Gjergji Gaqi.
"Fantazi në De Minor", "Capriçio, Presto Energico", "Fantazi"...etj, janë vetëm tre nga dhjetra vepra që do të ngjiten në skenë nga Gaqi, i njohur dhe i afirmuar në Amerikën dhe Europë. Gjergji Gaqi, së bashku me vëllanë e tij pianist, Pirro Gaqi, kanë sjellë pranë publikut në të dy kontinentet, një repertor të larmishëm në piano, të frymëzuar dhe nga kultura populore.
Gjergji Gaqi ka studiuar për piano dhe muzikë me Prof. Dario Rosa dhe Prof. Alberto Miodini në Shkollën Ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës në "Trio di Trieste" në Itali. Në të njëjtën kohë Gaqi ka marrë dhe diplomë në dygjuhësi. Është diplomuar shkëlqyeshëm në Waterville nga kurse specializimi për Muzikë dhe Ekonomi. Në këtë kolegj ai gjithashtu ka fituar një konkurs koncertal, gjatë studimeve me Prof. Cheryl Tschanz.
Po ashtu ai ka studjuar në Universitetin e Michiganit me Prof. Christopher Harding dhe Prof, John Eills, falë një burse të fituar në Walgreen, duke shërbyer në të njëjtën kohë si instruktor i diplomuar në piano për student. Si interpretues i shpeshtë në master klasa, Gjergji ka patur mundësinë të punojmë me artistë të njohur ndërkombëtarisht, si Joseph Kalichstein, Joaquin Soriano, Boris Berman, Martin Katz, Enrico Elisi, Po ashtu, Gjergji Gaqi ka dhënë dhe mësim në Siena Heights University, si dhe disa kolegje të tjera.
Sot, ai vjen për publikun shqiptar në një shfaqe magjike, përmes së cilës Gaqi do të ftojë të udhëtojnë së bashku me notat e tij edhe të pranishmit në Teatrin e Operas dhe Baletit (TKOB)
Gjergji Gaqi do të luajë një koncert recital në Qëndren Kombëtare të Artit "Tinerimea Român?" në Bukuresht, të hënën, 27 korrik . Ky koncert zhvillohet nën patronazhin e ambasadorit te Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Z. Ilir Tepelena.
/Shqiptarja.com