TIRANË- Sot, Sali Berisha është zyrtarisht nën akuzë për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në 21 janar, mirëpo sikur të mos mjaftonin 4 të vrarët në Bulevard, ish-kryeministri e bëri të qartë që mes viktimave mund të kishte edhe Edi Rama.
Berisha zbuloi atëherë se në zyrë i ka shkuar një zyrtar amerikan, i dërguar nga Clinton, që i ka kërkuar të mos shkojë disa ditë në zyrë, por ka refuzuar, duke i zbuluar edhe “mesazhin për Ramën”.
“Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur e kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon “a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha “s’bëhet nami se nuk je”. I thashë “a te të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, 4 në 4 anët dhe unë në dritare, dhe në mënyrë absolute do goditet vetëm po se çpoi plumbi për zjarrvënës, unë do të bëj atë që më takon, jo kryeministri, po një post policie më të lartën po prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet gjallë në Tiranë”, ka thënë Berisha në një intervistë në ‘Real Story’.
Berisha i mëshoi faktit se nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës” – u shpreh Sali Berisha aso kohe.
B.K./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.7%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14