Samiti i ‘Open Balkan’, nën masa të rrepta sigurie! Rama, Zaev dhe Vuçiç në takim: Do të forcojmë marrëdhëniet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë mbërritur në Shqipëri, në kuadër të samitit për nismën 'Open Balkan'. Nën masa të rrepta sigurie, Vuçiç dhe Zaev kanë mbërritur në Elbasan mbrëmjen e sotme, ku do të mbahet një darkë zyrtare me kryeministrin Edi Rama në 'Fish City'.

Mësohet se punimet për samitindo të zhvillohen në ambientet e Hotel MacAlbania (ish-Sheraton) në qendër të Tiranës dhe do të fillojnë në orën 10.00. Ditën e martë, pasdite do të ketë edhe një konference për shtyp të kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se Zaev shoqërohet nga zv.ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në detyrën e Kryeministrit. Kësisoj duket se vazhdimësia e mbështetjes maqedonase për Ballkanin e Hapur do të  ekzistojë edhe pse kreu i qeverisë pritet të zëvendësohet shpejt.

Nga ana tjetër, Sali Berisha zhvilloi një protestë kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç që nisi në selinë Blu rreth orës 16:00, e më pas protestuesit shkuan para Kryeministrisë.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës 'Open Balkan' u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.

Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

AGJENDA E SAMITIT "BALLKAN I HAPUR".

20-21 dhjetor 2021

E hënë, 20 dhjetor

Akomodimi i drejtuesve dhe delegacioneve në Hotel Rogner, Tiranë

18.30 – Nisja për në 'Fish City', Elbasan

19.00 – Darka zyrtare e drejtuesve dhe delegacioneve ('Fish City', Elbasan)

Tabela kryesore:

 H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

 H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë

 Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë

 Z. Branislav Nedimović, zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimi i Ujërave të Serbisë

 Z. Siniša Mali, Ministër i Financave i Serbisë

 Z. Dimitar Kovacevski, Zëvendës Ministër për Financa i Maqedonisë së Veriut

 Trajan Dimkovski, zëvendësministër për bujqësi i Maqedonisë së Veriut

 Z. Marko Cadez, Kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

 Znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

 Z. Antoni Peshev, Kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Veriut Maqedonia

 Z. Jim O’Brien, Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik

 Z. Alex Soros, Zëvendës Kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur

Për pjesën tjetër të delegacioneve do të ofrohet darkë me bufe

E martë, 21 dhjetor

09.00 – Mbërritja e drejtuesve dhe delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)

09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Vendi: Pallati i Brigadave)

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

09.30 – Seancë plenare

Formati: 1+2 (tavolina kryesore) +3 (ulje prapa)

Fjalët hyrëse (3-5 minuta):

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

H.E. Olivér Várhelyi, Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë (online)

Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Z. Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s

Z. Matej Zakonjšek, Drejtor i Komunitetit të Transportit

Z. Marko Cadez, Kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:

Znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Z. Antoni Peshev, kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut

Gjuha e punës: Anglisht

10.30 – Pushim për kafe

10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

Formati: 1+3

Moderues dhe prezantues: Këshilli Atlantik (3 përfaqësues)

Gjuha e punës: Anglisht

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Niveli i nënshkrimit: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar - siguri dhe siguri (AEOS).

Niveli i nënshkrimit: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Gjuha: Anglisht

 12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

Pjesëmarrësit e panelit:

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë

Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë

H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

 Z. Branislav Nedimović, zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimi i Ujërave të Serbisë

 Z. Siniša Mali, Ministër i Financave i Serbisë

  H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

  Z. Dimitar Kovacevski, Zëvendës Ministër për Financa i Maqedonisë së Veriut

  Trajan Dimkovski, zëvendësministër për bujqësi i Maqedonisë së Veriut

 Moderator: Znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

Në seancë marrin pjesë edhe:

Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit

Ndërhyrja e drejtuesve (3 minuta secili) dhe ministrave (5 minuta secili).

Krerët e dhomave të tregtisë dhe përfaqësues të agrobiznesit pyesin pyetje dhe adresimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin në këtë fushë. (15 minuta).

Gjuha e punës: Anglisht

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur

Gjuha: Shqip, me përkthim Shqip-Anglisht-Serbisht/Maqedonisht

14.00 – Dreka zyrtare

Formati i tabelës kryesore: 1+1

Pjesa tjetër e delegacioneve ulen në tavolinat përreth

16.00 – Nisja e delegacioneve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Vuçiç publikon foto me Ramën dhe Zaevin nga darka zyrtare: 'Open Balkan', një iniciativë e jashtëzakonshme! Do të forcojmë marrëdhëniet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka një fotografi me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet mbrëmjen e kësaj të hënë në Elbasan.

Vuçiç shprehet se "Open Balkan" është një iniciativë e jashtëzakonshme dhe se të tre diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve.

"Ne e konsiderojmë 'OpenBalkan' një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet të gjithë njerëzve në çdo qytet dhe fshat.  Ne diskutuam për çështje të rëndësishme, sesi do të vazhdojmë të përparojmë dhe bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.  Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.", shkruan Vuçiç në rrjetin e tij social Instagram.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 20/12/2021 21:24

    Keta qe e mbajne veten per patriote te flakte nuk jane gje tjeter vec ca mbeturinave qe duan destabilizim dhe armiqesi te perjeteshme por gjerat duhet te ndryshojne per te miren e te gjitheve

    Përgjigju
  • Trapa Jane: 20/12/2021 11:25

    Jashte kosovaret nga shqiperia.Aventurieri Rrapush te shpallet non grata per perpjekje per destabilizim te shqiperise.Nuk eshte here e pare,u be rruge QENDRIMI antishqiptar i nje klani kosovaresh.Nuk duam,ashtu sic nuk nderhyme ne punet e brendeshme te kosoves ,ashtu duam qe kosovaret te mos hyne ne pune e brendeshme te shqiperise.

    Përgjigju
    • Bilali: 20/12/2021 20:32

      Ke fol or shok

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë