Pasuri me bakshishe nga bingo/ Rrezikohet karriera e ish-shefit të SHÇBA në Policinë e Shtetit

TIRANË- Puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty rrezikojnë të djegin karrierën e ish-shefit të inspektimit pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Policinë e Shtetit Oltion Shehu, sot inspektor ankesash në Drejtorinë e Tiranës pranë SHÇBA-s.

Shehu ishte i pari që hapi siparin e Vettingut në radhët e uniformave blu, ndërsa në seancë ai u përfaqësua edhe me avokat.

Në lidhje me kolonën e integritetit moral, ai rezultoi i pastër pa kontakte me botën e krimit ndërsa në lidhje me pasurinë rezultoi se nuk justifikonte të ardhurat për ndërtimin e një banesë dy-katëshe. Edhe nga ana profesionale sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu rezultoi me probleme pasi ndaj tij kishte dy herë masë administrative të vërejtje nga eprorët.

Për të justifikuar pasurinë e tij Shehu tha se këtë profesion e ka ushtruar prej vitit 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se aty kishte qenë i pasiguruar, por sipas tij kishte fitime të mëdha edhe për shkak të bakshisheve.

Oltion Shehu, inspektor ankesash në Drejtorinë e Tiranës pranë SHÇBA-s dhe avokati

Por si e shohin policët Vettingun?
Kreu i sindikatës së Policëve, Sadetin Fishta tha pas kësaj seance se e rëndësishme është të verifikohen si i kanë fituar gradat dhe çfarë pastërtie figure kanë. Ai shkoi e më tej duke thënë se në polici ka njerëz për të cilët gjykata ka vendosur përjashtimin nga detyra por ata mbahen në punë.

"Ka dhe nga ato që dhe pse ndaj tyre ka vendim gjykate, vazhdojnë të jenë në polici", u shpreh Fishta. 

Seanca e dytë e Vettingut në polici do të jetë me numrin dy të SHÇBA, Adriatik Ago më 8 nëntor. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 06/11/2019 10:25

    Ky nuk eshte asgje para Ermal Kapllanit drejtorit te policise bashkiake ne tirane, qe eshte nje person i korruptuar koke e kembe. por ca te bejme kur i mbajne baballaret atje lart se i duan per punet e tyre mire te na benet ne......budallenjve

    Përgjigju
  • zzz: 05/11/2019 19:12

    Edhe luli kamarjer ka qene, dhe e ka justifikuar 1 milionshin e pare te eurove, me keto mund te bleje disa vila dhe 2 sa ka blere dhe te jetoje per qef se osh burrrrrrrr i zgjut

    Përgjigju
    • Arbëri: 06/11/2019 09:29

      Luli e ka shitur luftën e UQK-s te serbi e rusi , kështu që luli është tradhëtar së bashku me Argita berishoviçin !

  • Tosi: 05/11/2019 18:11

    Ky fakiri vetëm bakshishe paska marë, por një polic kufiri i thjeshte në portin e durrësit ka bërë kështjellë 5 katëshe pranë tregut fshatar.

    Përgjigju
  • Piloti: 05/11/2019 16:58

    Per menaxheret s'e di, por kamerieret asokohe fitonin shume ne bingo, se u linin bakshish keto bishtat e shumave qe fitoheshin. Pune me djerse eshte, se s'i ka vjedh kujt gjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona