Sot kanë nisur punimet për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamjet sesi do të duket pista e re e uljes së avionëve ushtarakë.
Pista moderne do të jetë e përshtatshme për mundësinë e uljes së avionëve ushtarake nga më modernët. Në bazën ajrore do të bëhet edhe ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Lajmi kryesor:
Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak! Gjeneral Begaj: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon (VIDEO)
Ora 12:52
Sot nisën punimet, ja si do të duket baza ajrore e NATO-s në Kuçovë