Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak! Gjeneral Begaj: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon (VIDEO)

Sot ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur për nisjen e punimeve ishte edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.  

Do zbatohen 5 projekte të ndara në 4 paketa të rëndësishme , u shpreh kryeministri Rama, të cilat do të impaktohen në mënyrë aftagjatë. Në aspektin social shtoi Rama, zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli në këtë rast.

Kryeministri Edi Rama tha po ashtu se së bashku me qeverinë e SHBA përmes edhe të angazhimit të ambasadores së SHBA, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë tjetër e shtuar për gjithë NATO-n.

Nga ana tjetër gjeneral Bajram Begaj, u shpreh se modernizimi i kësaj baze ajrore dëshmon edhe një herë rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon.

Investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit  kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Nga ndërtimi i pistës së avionëve deri tek ndërtimi i depove të armatimit, ja si do të duket baza ajrore e NATO-s në Kuçovë (FOTO)

Sot kanë nisur punimet për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamjet sesi do të duket pista e re e uljes së avionëve ushtarakë.

Pista moderne do të jetë e përshtatshme për mundësinë e uljes së avionëve ushtarake nga më modernët. Në bazën ajrore do të bëhet edhe ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. 

Ora 11:46
Baza ajrore në Kuçovë, Rama: Po diskutojmë me ambasdoren Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike

Kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova, ku sot nis modernizimi i bazës ajrore, u shpreh se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.

Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend... por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n. Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thash. Shefi i Shtabit nënvizoi një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha bashkë. Jemi në një pozicion të favorshëm që Defender, të rikthejmë sërish në 2023. Besoj që ky element flet shumë, pasi kemi shumë për të marrë akoma në kuptimin e zhvillimit, pasjes së një peshe specifike në kuadrin e NATO-s dhe nga ana tjetër na jep mundësi që të mësojmë.’- tha Rama.

Ora 11:39
Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi ynë është vlerë e shtuar në NATO! Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak

 

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.  

"Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përcconte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë intgeligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak", tha Rama.

"Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka ccuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijësohemi ccdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë integligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu sicc duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik", tha ai.

Ora 11:32
Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri i mbrojtjes: Mesazh për aktorë me qëllime rivale në Ballkanin Perëndimor! Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE

 

Baza e NATO-s në Kuçovë, për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Dëshmi e qartë për aftësitë e konsoliduara për të marrë më shumë përgjegjësi, mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE. Ngjarje e rëndësishme e Shqipërisë, konfirmon prezencën e NATO në vendin tonë, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë të vendeve tona dhe aleatëve", tha Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ora 11:30
Nis puna për modernizimit e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Gjenerali: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon

 

I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate.

‘Jam i lumtur të mbaj fjalën hapëse në këtë ceremoni ku fillojnë punimet në aeroportin e Kuçovës. Kjo dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon. Do të përmirësojë pistën, rrugët lidhëse dhe ambientet e tjera ndihmuese. Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të NATO-s. Do të ofroj për NATO-n dhe vendet aleate mundësinë e uljes së të gjitha avionëve në çdo kohë. Puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore. Ne tregojmë se godasim më fort se çe kemi peshën.’-u shpreh Begaj.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)