Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar fillimin e vaksinimit anti-covid në Shqipëri përmes deklaratave politike duke thënë se vaksina më e mirë është 25 prilli që do të sjellë rrëzimin e kësaj qeverie që ka keqmenaxhuar vendin për 8 vite. Gjatë takimit me banorët e njësisë nr.7, Kryemadhi nuk e ka mendjen në sensibilizimin e popullsisë për mbrojtjen ndaj virusit dhe rëndësinë që ka nisja vaksinimi, por mendon vetëm për 25 prillin. Në fakt nuk ka si të ndodh ndryshe, ku Kryemadhi ishte një nga politikanet e cila ka trazuar mendjen e njerëzve me deklarata e saj se virusi nuk ekziston edhe pse ajo e kaloi vetë atë.

“Shumë biznese kanë falimentuar në këtë kohë pandemie. Ekonomikisht këto biznese janë rrënuar dhe ndihma ekonomike ka qenë e pamundur. Dhe në bisedat tona me studentë, thonë se mësimi online nuk ka qenë metoda e duhur. Ministrat drekojnë dhe darkojnë në Dubai. Nuk kuptoj Endri Fugën dhe Arbër Maznikun se çfarë bëjnë në Dubai. Kjo papërgjegjshmëri është një arrogancë. Unë dje isha në Laç. Dje isha në Laç dhe përmbytjet që kanë ndodhur atje është keqmenaxhimi i HEC-it të Shkopetit. S’e dimë se deri ku do të shkojë kjo histori, se sa të gatshëm jemi. Vaksina më e mirë ndaj kësaj është 25 prilli. Që është më e rëndësishme, pasi mendoj se shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, pasi kanë humbur shpresat. Ka shumë socialistë që e kanë të pamundur qe të çojën votën e tyre për Rilindjen. Ndaj mos të çojnë votën dëm, pasi hapësirat janë të pafundme. Opozita po shkon drejt unifikimit kundër Edi Ramës. Me ushtri të përgatitura me kandidatë perfekt. Voton LSI, por do të zgjedhësh një nga kandidatët që propozon LSI. LSI ka treguar gjithmonë se në njësinë 7 ka qenë avangarde. Është themeluar në këtë njësi LSI. Keni dhe një avantazh siç është Klajda Gjosha", tha Kryemadhi.