Maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj! Berisha: Doli teza! MAS: Fake News

Ditën e sotme maturantët po i janë nënshtruar provimit të parë, që ishte gjuha e huaj (anglishtja). Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati dy orë e gjysmë. Në orën 08:00 maturantët u paraqitën në gjimnazet përkatëse me një mjet identifikimi me vete. Ishin rreth 36,134 maturantë që dhanë provimin e gjuhës së huaj, që nuk kaloi pa akuza, pasi Sali Berisha denoncoi se teza doli në Kukës për qëllime fushate, por ministria e Arsimit e përgënjeshtroi.

5 ditë më vonë maturantët do të bëjnë testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës. Më 24 qershor, provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, që ndryshe nga matura e shkuar këtë vit do të jetë vetëm 1 dhe jo 2. Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi. Pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
'PS në Kukës nxori tezën e maturës për fushatë'/ MAS përgënjeshtron Berishën: Fake News


Ende pa përfunduar provimi i parë i maturës, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se teza e anglishtes doli në Kukës nga drejtoresha e gjimnazit që sipas tij është anëtare e kryesisë së PS dhe një gjë e tillë u bë për fushatë. "Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital!

Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!" shkruante Berisha.

Por ministria e Arsimit ka reaguar duke përgënjeshtruar Sali Berishën. "Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.

Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij.

Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot.  Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës" thotë ministria.

 

Ora 09:00
560 policë po monitorojnë provimin e parë të maturës (FOTO)

Policia e Shtetit ka marrë masat për provimin e maturës që po zhvillohet sot. Në 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i parë i maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, policia e shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Policia ka marrë të gjitha masat për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

Njoftimi i plotë nga policia
“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të,  cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e  rendit  dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Ditën e djeshme  në zbatim  të telegramit  të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike  “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019,    u bë  shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte  angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë. Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u  siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan  40 punonjës policie.

Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Pas përfundimit të provimit përsëri  punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës. Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin  suksese në provimet e Maturës Shtetërore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • admo311: 08/06/2019 05:37

    Une kam parasysh se fotoja pershkruan nje moment, por sipas mendit tim, fotoja e Sales te cilen keni postuar ne artikull, pershkruan plotesisht "shpirtin" e tij djallezor!!!

    Përgjigju
  • Burdello Shqipëtare me kunguj që nuk njohin abetare.: 07/06/2019 23:33

    Sali Berishën dhe nuk e besoj për shumë gjëra, por për rastin i jap të drejtë sepse è kam të provuar nga fëmija im maturant, që tezat ju jepen maturantëve të partisë përpara. Un vetë nuk e votoj PD, por për rastin jam 100% i bindur që kështu ndodh kudo në cdo gjimnaz në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja