Disa përfaqësues të Shoqërisë Civile janë mbledhur mesditën e sotme te Parku Rinia, në kryeqytet, duke protestuar kundër taksës për Rrugën e Kombit. Siç duket dhe në foto e video, janë një numër i vogël qytetarësh, që janë mbledhur te Parku Rinia dhe mbajnë në duar pankarta, ku shkruhet 'më arrestoni dhe mua', si dhe pankarta për vendosjen e TVSH në biznesin e vogël.
Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në Kalimash.

Protestuesit vendosin traun simbolik te kryeministria
Protesta nisi te ‘Parku Rinia’, në kryeqytet, ku përfaqësuesit e Shoqërisë Civile ju drejtuan më pas Kryeministrisë. Sipas tyre, shkak për këtë protestë janë bërë arroganca, dhuna dhe koncesionet.
-
Besoj se oligarket me te medhenj jane bankieret,por si duket edhe opozita eshte e korruptuar me ta qe nuk i "shkon asaj ane". Kush jane bankat qe punojne me qeverrine? Nuk jane vetem traret qe na perlajne paret,por edhe "bankomatet" ne kuptimin figurative per politikat e uljes dhe ngritjes se vlerave te monedhave ne menyra artificjale me qellim qe te shlyejne borxhet e qeverise.
Përgjigju -
Kur politika vepron ne menyre antiqytetare me vendime te ndryshme , duke perkeqesuar nivelin e jeteses qe eshte baza e nje marredhenie elementare midis popullit dhe qeverise , atehere hyn ne rol shiqerua civile . Pse nuk ja mbeshtetje kur ajo proteston per te miren e "popullit" ? Aresyeja dshte politizimi i saj nga forcat politike . Taksa eshte baza e mbajtjes se shtetit , prandaj planifikohet , por per uljen e tyre ka dy rruge ose rritja ekonomike ( deri tani pa efekt social) ise lufte pa kompromis evazionit fuskal qe vjen nga niveli i larte i korrupsionit , ku Shqiperia mbledh vetem 28% te GDP . Prandaj Ahmetaj duhet larguar si i pa afte por vetem udhtar i bindur i koncensioneve te Rames . PPP do shkaterroje financat e vendit dhe do rrise pabarazine sociale
Përgjigju -
Ngrihuni o popull per cmimet qe kane shkuar ne stratosfere per taksat qe jane shtuar aq shume sa per nga numri qe ato kane edhe Europa dhe SHBA na kane zili.
Përgjigju -
Qenka gjet Kola ne pune! Keta nuk jane shoqeri civile por shoqeria e PD! Ku ishin deri dje keta qe u rrit cmimi i dritave, ujit, u kanabizua vendi??? Po kerkonin fonde qe ti vidhnin nga donatoret? Sot kush po i financon, PD - LSI? Lereni populin te qete o plehra, nuk e late njehere te protestoj i ndergjegjshem sepse ju nuk lini rradhe.
Përgjigju
Komente
Komento