Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
29-nëntori shënon një vit nga vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë. Një vrasje që tronditi mbarë opinionin në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, vrasësi ishte pikërisht bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023 kur edhe Liridona u përcoll në banesën e fundit, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.
Ndërsa arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po ashtu u arrestua edhe personi i katërt Tomë Dodaj i cili dyshohet se siguroi armën për kryerjen e vrasjes.
Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ky përvjetori i parë i vrasjes shënohet pa aktakuzë për këtë ngjarje ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar akoma.
Prokuroria ka thënë se hetimet po vazhdojnë, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.
Të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
-
KQZ
84%
-
Partitë
8.8%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor, 11:27
-
Kosovë/ Thaçi nuk deklarohet për aktakuzën e re: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
8 Dhjetor, 11:00
-
Albin Kurti: Pas sulmit në Zubin Potok fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse! Duan destabilizimin e Kosovës
7 Dhjetor, 18:13
-
Zëvendëskryeministri i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë: Serbia s’është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve
7 Dhjetor, 15:38
-
Kosova e kërkonte për laboratorin ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Cërrik! Pritet ekstradimi, 2 të tjerë ende në kërkim
7 Dhjetor, 12:22
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
-
Zv.Kryeministri i Kosovës Bislimi: Shpërthimi në veri, tregon se Beogradi nuk do normalizimin
6 Dhjetor, 22:15
-
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
6 Dhjetor, 20:15
-
Serbia dënon një shtetas të Kosovës me 6 vjet burg për krime lufte, reagon kryetari i Kuvendit të Kosovës
6 Dhjetor, 16:03
-
Kosovë/ Lista Serbe: Do marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
6 Dhjetor, 15:53
-
Zyrtare/ Në gjurmët e Ilir Dajës, FC Ballkani firmos me Orges Shehin
6 Dhjetor, 15:48
-
BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës
6 Dhjetor, 13:22