Sot një vit pa Dr. Florin...homazhe
përkujtimore në rrjete sociale /Foto
“Java me Dr. Florin” quhet nisma përkujtimore në rrjete sociale, e ideuar nga miku i tij më i mirë, e njëkohësisht kolegu dhe ish-pjesëtar i grupit "West Side Family”, Landi Hysa.
Florian Kondi, i njohur ndryshe si Dr. Flori, bën sot një vit që është larguar nga jeta. “Java me Dr. Florin” quhet nisma përkujtimore në rrjete sociale, e ideuar nga miku i tij më i mirë, e njëkohësisht kolegu dhe ish-pjesëtar i grupit "West Side Family”, Landi Hysa.
Miq, artistë, familjarë e dashamirës të të ndjerit ia kanë dedikuar këtë javë veprave që ka lënë pas Flori. Në njërin prej postimeve në Instagramin e tij, Landi ka zbuluar dhe këngën e preferuar të Dr. Florit mes shumë krijimeve të tij, dhe ajo është kënga “Mbi Gjithçka”.
"Një këngë me mesazhin më të fortë të transmetuar që kërkon të jesh mbi veten në nivelet e vetmohimit e gjithashtu, t'a ofrosh veten si një sakrificë e gjallë për gjithçka konsiderohet VLERË, jo thjesht tek-tuk, jo sepse dikush po të sheh, jo sepse ke dhe mund te japësh disa thërrime, jo për sevap apo "se t'shef Zoti", jo sepse emri yt do dali te lajmet dhe do përmendet e do njihesh e do përshëndetesh si "Bamirësi", por sepse ti në heshtje, në mënyrë të fshehtë e të vazhdueshme do të vazhdosh të bësh të mirën, sepse e/i tillë je. Sot u bë një vit pa ty Flor. Mungon plako. Prapë mungon...", shkroi Landi pa fshehur mallin për mikun e tij.
Mësohet se sot do të organizohet një ceremeoni përkujtimore në nder të artistit, në Kishën që ai frekuentonte para se të ndërronte jetë, ku do të transmetohet edhe një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.
Florian Kondi humbi jetën më 17 nëntor 2014, në moshën 35-vjeçare, nga një mbidozë kokaine. Artisti la pas bashkëshorten Blerinën dhe dy fëmijë, Kaltrinën 6 vjeç dhe Danielin, 2-muajsh.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
35/3
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ikën Stoltenberg, ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli nis sulm tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, IDF: Nuk është pushtim! SHBA: E rrezikshme por legjitime
1 Tetor, 07:37