Sot Nobeli në Letërsi, sondazhet
shkojnë për amerikanin Philip Roth

Sot Nobeli në Letërsi, sondazhet<br />shkojnë për amerikanin Philip Roth
“Fillojnë seleksionimet për çmimin e këtij viti. Ne kemi marrë opinionet më të fundit për autorët. A janë ende më të  preferuarit e ditëve të para Philip Roth ose Haruki Murakami, apo do të jetë tjetërkush?”, shkruan “The Guardian” . Britanikja “The Guardian” ka publikuar një foto të vjetër nw dukje komike të shkrimtarit amerikan Philip Roth, në diçiturën e  së cilës shkruan “Philip Roth në Newark, New Jersey, një imazh arkivor nga viti 1968. Fotografia: nga  Bob Peterson.”

Kanë qenë sondazhet e orës 12.57 deri në 14.02të ditës së sotme që kanë përmbysur listen e parashikimev tw bastexhinjve tw Ladbrokes.   

“Po troket çasti i shumëpritur. Me çmimet Nobel për mjekësi, kimi dhe fizikë jemi njoftuar tashmë, sot është radha e letërsisë. Ne e dimë që në lojë janë emra të tillë si Philip Roth, Haruki Murakami . Ata kryesojnë listën si më të favorizuarit, por ne gjithashtu e dimë sesa e pamundur dhe e vështirë është të parashikohet, dhe sa të papritura ka Akademia Suedeze,  ku nganjëherë të ngatërron. Këtu janë autorët që kryesojnë listën e këtij viti.

sondazhet
Sipas bastevexhinjve të Ladbrokes, ditën e mërkurë kryesonte gazetarja bjelloruse Svetlana Aleksijevitj si më favoritja. Le t’i marrim këto pikënsije si diskutim, sepse ne duam të dime mendimin tuaj se kush duhet të fitojë dhe pse”, shkruan “The Guardian”, e cila ka prezantuar edhe tabelën e  votimeve, ku Philip Roth Roth kryeson me 177 vota, ndërsa shkrimtarja dhe gazetarja ruse, Svetlana Aleksijevitj, që ka qenë në lrye të listës së basteve ka një rënie të madhe në votime, ku ka vetwm 21 vota, Votimet sipas sondazheve tw “The Guardian” kanë ngjitur në krye tw listës  shkrimtarin amerikan Philip Roth të ndjekur nga shkrimtari japonez Haruki Murakami me 6 vota më pak.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve