Sot përurohet Muzeu Marubi
ekspozohen thesaret e restauruara 

Sot përurohet Muzeu Marubi<br />ekspozohen thesaret e restauruara 
Thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar në Shkodër, që do të çelet sot në mbrëmje.
 
Në këtë ngjarje me rëndësi do të jetë edhe vet kryeministri Edi Rama, i cili dy vite më parë premtoi rijetëzimin e Muzeut Marubi.

Ky thesar i kombit tonë nuk mund të rrijë më në këtë qeli si me qenë i burgosur politik që duhet të vdesë pa dritë, pa ajër, pa ushqim. Kjo është një gjë kriminale” pati deklaruar dy vite më parë kryeministri Edi Rama.

 
Muzeu “Marubi” përfshin foto të bëra gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të. Fotot dhe objektet kanë përfunduar tashmë procesin e restaurimit.
 
Këtë aparat mbi njëshekullor me të cilën janë shkrepur shumica e fotografive e ka restauruar pak ditë më parë Frederik Stamati.

Do ishte kënaqësi për këdo që të kishim një fotografi të bërë me xhama fotografik me ato aparate që ishin në atë kohë. Kjo është një gjë e vështirë për të plotësuar të gjitha ato kërkesa që mund të kenë njerëzit që janë origjinalë të MARUBIT. Ky është një aparatet më të vjetra të përdorur dikur” shtoi restautori

Aparatin e solli në Shqipëri italiani Pietro Marubi, themeluesi i së parës studio fotografike në Shqipëri. Fonoteka Marubi trashëgon sot rreth 500000 fotografi, të cilat janë restauruar sipas një projekti virtual – MaViMu në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Fototekën Kombëtare “Marubi”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin