Sot prindër të 3 fëmijëve, të gjitha rastet kur yjet e showbizit Ryan Reynolds dhe Blake Lively ‘talleshin’ me njëri-tjetrin (FOTO)

Sot prindër të 3 fëmijëve, të gjitha rastet kur yjet e showbizit Ryan Reynolds dhe Blake Lively ‘talleshin’ me njëri-tjetrin (FOTO)

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Blake Lively dhe Ryan Reynolds u martuan në shtator 2012 dhe kanë tre fëmijë së bashku dhe presin të katërtin. Historia e tyre e dashurisë ka qenë plot ulje-ngritje që mund t’i shohim përmes fotografive më poshtë.

A duhet të shqetësohemi?

Reynolds dhe Lively nuk kanë shkuar gjithmonë bashkë në tapetin e kuq. Ai është parë në një nga këto dalje televizive krah aktores Helen Mirren. Kjo e fundit ka publikuar një foto, ku e pyet bashkëssorten e aktorit: "A duhet të shqetësohem që burri im nuk më ka parë kurrë kështu?"

Gëzuar ditëlindjen!

Jemi sërish te çifti ynë i preferuar, Reynolds dhe Lively. Një nga këto raste, Lively ka postuar një foto të Reynolds me mikun e saj aktor Ryan Gosling ku i uron “Gëzuar ditëlindjen”.

Me siguri je ti

Lively dhe Reynolds janë prindër të lumtur të tre fëmijëve, kështu që ka kuptim që ata të marrin kohë për të uruar njëri-tjetrin në ditën e nënës dhe ditën e babait. Në ditën e babait, Lively gjeti një moment për t'i dërguar mesazh bashkëshortit të saj përmes Tëitter. Ajo i uroi festën e babait dhe tha se, që kur lindi fëmija i tyre i parë, e ndjeu fort në zemrën e saj se me shumë gjasa ai ishte babai.

Dhënia e nderimeve

Në vitin 2017, Reynolds u nderua në ‘Gala 100 Time’. Për të shënuar këtë rast, Lively ka shpërndarë një postim në Instagram, duke hedhur një dozë të shëndetshme humori. Foto tregon Reynolds, por në fakt nuk është ai fokusi. Në vend të kësaj, fokusi është te performanca e John Legend, i cili i cili po ashtu kishte fitiar një çmim. Në mbishkrim ajo uron personin më me ndikim në jetën e saj... më pas vazhdon të kërkojë falje sepse burri i saj e bllokon pamjen.

Për të mos e humbur

I vetmi person që Reynolds ndek rregullisht në internet, përveç Lively, është aktori tjetër Hugh Jackman. Kjo buron edhe nga rivaliteti mes personazheve të tyre në ekran, Deadpool dhe Ëolverine. Reynolds ka postuar një foto kraj tij, ku vëmendjen e ka marrë komenti i bashkëshortes, Lively. Ajo ndërhyri menjëherë duke e pyetur nëse hapësira mes të dyve ishte e mjaftueshme për ta bindur atë se Reynolds nuk e do Jackman-in më shumë sesa atë.

Karantina nuk ua zbeh batutat

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të botës, të gjithë do të kishim nevojë për pak humor. Fatmirësisht, pavarësisht se kanë qenë në karantinë në shtëpi, Lively dhe Reynolds nuk i kanë ndalur postimet me plot humor në rrjetet sociale. Lively ka shpërndarë një foto të Reynolds kus shfaqet me një bisht të vogël me një lidhje jeshile.

Dhurata më e bukur

Një verë, Reynolds ndau pak nga jeta personale ku zbuluar një një pikturë që Lively i kishte dhënë për ditëlindje. Ai tha se ishte dhurata më e mirë që kishte marrë ndonjëherë. Nisur nga kjo tha se nëse ndonjëherë në shtëpi do të binte zjarr, gjëja e parë që do të merrte do të ishte piktura dhe më pas Lively.

Katastrofa e Krishtlindjeve

Në kohën e Krishtlindjes ka shumë për të bërë. Nga blerja e dhuratave deri te përgatitja e ëmbëlsirave të shijshme, gjithçka duhet të jetë në rregull. Reynolds vendosi të merrte përsipër gatimin e të piqte këto biskota. Fatkeqësisht nuk dolën aq mirë sa ai shpresonte. Lively shpejtoi t'i postonte ato në Tëitter me një mbishkrim duke bërë shaka.

Gjithmonë gati për kamerën

Kur shohim personazhe të famshëm, në shumicën e rasteve ata janë të grimuar dhe të veshur me kujdes. Nuk ndodh shpesh që t'i shohim jo të gatshëm për kamera. Megjithatë, Reynolds nuk ka frikë t'i tregojë botës se si duket gruaja e tij jashtë tapetit të kuq.  Me këtë foto, e uroi dhe për ditëlindje.

Radha e kujt është?

Kur erdhi koha për premierën e Deadpool 2 , Lively ishte gati të tregonte mbështetjen e saj. Gjatë fjalës së saj ajo tha se ishte shumë krenare për Deadpool dhe më pas e korrigjoi me shpejtësi, duke thënë se e kishte fjalën për bashkëshortin e saj.

Nuk vonon hakmarrja

Hakmarrja nuk vonoi. Lively ka postuar një foto krah për krah me Reynolds. Ajo shfaqet shumë serioze e ndëra Reynolds mban një maskë si kokë pule. Ajo ka thënë me shaka se këto dy foto përshkruajnë në mënyrë të përsosur të gjithë marrëdhënien e tyre.

Deadpool raundi i dytë

Nëse e keni ndjekur Ryan Reynolds së fundmi, një nga projektet e tij të shumta të suksesshme ka qenë Deadpool. Së fundmi, filmi i kthyer në komik zhvilloi premierën ku nuk munguan foto nga dyshja simpatike. Blake Lively ishte gati të tregonte mbështetjen e saj. Ajo e ndau këtë foto të saj dhe të bashkëshortit të saj me një mbishkrim duke thënë se ishte gati për raundin e dytë dhe se e kishte parë atë tre herë atë javë. Filmin, pra jo burrin.

Jepni një shembull të mirë

Nuk mund të mohohet që Deadpool e çoi karrierën e Ryan Reynolds në një nivel krejtësisht të ri. Dhe duket se Blake Lively është më se i lumtur që është në këtë projekt. Dhe Reynolds ka bërë një koment për statuset thumbuese për njëri-tjetrin ku shkruan:  Nëse një ditë dikush i mëson rastësisht vajzat tona të lexojnë, ata mund ta shohin këtë.

Kush ka nevojë për fjalëkalimin?

Meqenëse ato janë në një marrëdhënie dhe të dy janë VIP, sigurisht nuk ka intervista ku nuk pyeten për njëri-tjetrin. Një intervistues një herë e pyeti Lively-n se çfarë mendonte për shakatë që Reynolds bëri në rrjetet sociale për të dhe fëmijët e tyre. Lively u përgjigj shpejt, duke i thënë thjesht intervistuesit se për fat ajo humbi fjalëkalimin e saj në Tëitter një vit e gjysmë më parë, kështu që nuk u shqetësua shumë për këtë.

Sekretet e mbajtura

Kur bëhet fjalë për filmat që kanë pak mister brenda mendohet se çifti ia thotë njëri tjetrit se si do të jetë fundi, por nuk ndodh kështu me Reynolds dhe Lively. Ai ka bërë një status ku e pyet se cili do të jetë fundi i Emily-t.

Mos trego

Megjithatë, lutja e Reynold për përgjigje rreth Emily në “A Simple Favor” nuk u injorua plotësisht. Lively u përgjigj shpejt me një përgjigje të zgjuar.

Ajo thjesht vuri në dukje se nga të gjitha sekretet që ajo ka mbajtur prej tij, kjo duhet të jetë gjëja më e vogël për të cilën duhet të shqetësohet.

Gëzuar ditëlindjen

Sikur të mos mjaftonte kjo, Reynolds pëlqen t'i përfshijë edhe fëmijët e saj në statuset e tij dhe kjo është pikërisht ajo që bëri me postimin e ditëlindjes. Imazhi tregon Reynolds dhe Lively me kapele feste dhe maska lepurash, me kurora të shumta në sfond. Më pas, në mbishkrim, ai gjeti një moment për të falënderuar gruan dhe restorantin, duke shtuar "një falënderim i veçantë për fëmijët tanë që nuk e prishën, atë siç e kishin planifikuar".

Çfarë ka vërtet rëndësi?

Lively së fundmi luajti përballë aktores Anna Kendrick në A Simple Favor. Kur erdhi puna për të promovuar filmin, ajo nuk kishte frikë të bënte disa shaka. Lively ndau një poster për filmin në Instagramin e saj me një mbishkrim duke shpjeguar se Kendrick është "versioni më i nxehtë femëror" i Reynolds. “Meqë të dy janë kaq të ngjashëm, a mund të quhet tradhti”, shkruan ajo.

Kush është?

Është e mahnitshme se sa larg shkon Ryan Reynolds për të bërë disa shaka në internet me gruan e tij.   Një ditë teksa po qëndronte nëpër Twitter, ai pa një vajzë, ku i ngjante shumë me bashkëshorten e tij, dhe këtë nuk nguroi ta publikonte në rrjetet sociale.

Shfaqje horror në takimin e parë

Ndonëse nuk është sekret që atij i pëlqen të tallet me disa nga rolet e tij më të këqija në film, Ryan Reynolds nuk e ka problem t'i kujtojë Blake Lively-t disa nga zgjedhjet e tij që do t’i harrojë në karrierë. Sipas tij, pjesëmarrja e tij në “The Shalloës”  ëhstë më e keqja, ka të bëjë me peshkaqen, një ngjarje hoirror dhe kështu e përshkroi edhe takimin e tyre të parë.

Unë nuk jam një fans i kësaj

Kushdo që është një fans i paepur i Ryan Reynolds e di se aktori është pronar i një kompanie. Ai ka bërë një reklamë, fotoja e të cilit “pushtoi” qytetin, mirëpo sërish vëmendje tërhoqi komenti i gruas. “Kujt i duhet ky minifugoni se po e ngas unë në këto momente”, ka shkruar ajo.

Një film i fuqishëm

Çiftet e famshme shkojnë në ekstrem për të promovuar filmat e njëri-tjetrit dhe Ryan Reynolds dhe Blake Lively nuk janë të ndryshëm.

Është e qartë se ai ishte shumë krenar për gruan e tij që luajti në një film kaq të vlerësuar nga kritikët si “A Simple Favor” . Megjithatë, mënyra se si ai shprehu gëzimin e tij nuk ishte e duhura.

Shaka për ditën e nënës

Ndonëse mbishkrimi i mëposhtëm nuk tingëllon si forma më e madhe e trollingut që Ryan Reynolds i ka bërë ndonjëherë Blake, ai ende ka nëntone të hapura që e vendosin atë në këtë listë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025