/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bashkë me delegacionet e tyre pritet të vazhdojnë sot dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas disa muajve pushim, në Bruksel nuk do të jetë më ndërmjetësuesja Catherin Ashton, por pasardhësja e saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme e Sigurinë, Federica Mogherini.
Gjatë ditës së djeshme palët që do të takohen deklaruan se për axhendë do të kenë çështjet e papërfunduara deri më tani. Njëra ndër to është edhe marrëveshja për drejtësi.
Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme u shfaq optimist se sot në Bruksel do të finalizohet marrëveshja për drejtësi.
Përmes një publikimi në rrjetin social facebook, Thaçi, tha se përveç kësaj do të bëhet edhe vlerësimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.
"Nesër në Bruksel hapim kapitull të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Besoj se nesër do të finalizohet marrëveshja per drejtësi dhe do të bëhet vlerësimi i plotë për marrëveshjet e arritura deri më tani. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve është e domosdoshme për të përshpejtuar rrugën euro-atlantike", ka shkruar Thaçi dje në Facebook./KosovaPress/
/Shqiptarja.com