Një prej ideve është nxjerrja e eurobondeve të firmosura nga të gjithë vendet anëtare të eurozonës. Por ky propozim është kundërshtuar më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, e kundërshton me forcë shitjen e bonove të përbashkëta të thesarit.
"Dua që Europa të behet një union stabiliteti. Një shteg tjeter për krizën e borxhit do të ishte nje devijim. Kjo është arsyeja pse kundërshtoj eurobondet. Në krizën aktuale këto nuk do të na ndihmonin", kishte thënë Merkel në gusht 2011.
Por Merkel këtë herë duket se nuk ka më mbështetjen e Francës në kundërshtië e idesë së eurobondeve.
Merkel ka mbështetjen e Holandës, Finlandës dhe shteteve të tjerë, por jo Francës dhe ish kolegut të saj Sarkozi.
Analistët thonë se gjithcka nga samiti i sotëm do të varet nga Presidenti aktual francez Holande për të ndryshuar idenë e Merkelit pasi në të kundërt ndryshimet janë të pamundura.
Presidenti i ri francez François Hollande pritet të kërkojë shitjen e eurobondeve sot në takimin e 27 udhëheqësve të Eurozonës në Bruksel
Një ditë më pare edhe Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, ku bëjnë pjesë 34 ekonomitë më të mëdha të botës, bëri thirrje për shitjen e bonove të përbashkëta.
Organizata bëri një parashikim të zymtë për ekonominë e Eurozonës, duke thënë se ajo pritet të tkurret këtë vit me 0,1 për qind, duke e ulur kështu parashikimin e rritjes ekonomike modeste prej 0,2 për qind që kishte parashikuar më parë.
LAGARDE: EKONOMIA PO DOBËSOHET, ULNI TAKSAT
Një ditë më parë shefja e FMN Kristinë Lagarde u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të ndjejnë më tepër detyrim për borxhet ndaj njëri tjetrit.
Drejtoresha e FMN-së tha dje në një konferencë shtypi në Londër se në kushtet e tkurrjes së ekonomisë së Eurozonës, duhet bërë më tepër për fuqizimin e rritjes ekonomike dhe se vendet më të pasura duhet të marrin mbi vete një pjesë të barrës së fqinjëve të tyre më të varfër.
Duke folur në Osbornë në një konferencë shtypi në Londër, drejtorja e FMN Kristine Lagarde, tha se “rritja është shumë e ngadaltë, papunësia mes të rinjve shumë e madhe:
Ajo shtoi: "Në qoftë se ekonomia rezulton të jetë më e dobët sesa parashikimi, atëherë duhet të merret parasysh ideja e lehtësimeve fiskale”
(ns/shqiptarja.com)