Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Spanjë, Osmani: Nuk takohem me Vuçiçin pa iu vendosur sanksionet! Borrell: Do bisedoj unë me dy liderët e Kosovës dhe Serbisë

Pas sulmit terrorist të ndodhur në Banjskë në 24 shtator ku humbi jetën polici afrim Bunjaku, për herë të parë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti Aleksandër Vuçiç ndodhen në të njëjtin takim, në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës. 

Osmani u shpreh e prerë se nuk mund të ketë asnjë takim mes saj dhe Vuçiç, pa ndëshkuar më parë Serbinë pasi sulmi sips saj u ndërmor me urdhër të lidershipit të Beogradit.   

‘Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiçit. Së pari sanksionet e më pas mund të flasim për të tjerat’- tha Osmani.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha këtë të enjte se do të ulet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.

Nga ana tjetër Vuçiç tha se gjatë qëndrimit në Granada do ketë bisedime të vështira, ndërsa ka paralajmëruar se do ketë takime me zyratër të lartë të BE, përfshirë edhe kryediplomartin Josep Borrell, presidentin francez Macron dhe kryeministrin britanik Sunak.

Në këtë takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur krah homolgut britanik Rishi Sunak. 

Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent”.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Osmani takim me Macron në Spanjë: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Kosovës

1696530774_mac.jpg

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë në Granada të Spanjës, të cilët kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim Osmani ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar ajo në platformën X (ish-Twitter).

Osmani po ashtu ka publikuar edhe disa foto në llogarinë e saj të Instagramit para fillimit të takimit e cila ka lënë një mbishkrim:

“Nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”.

Ora 18:39
VIDEO/ Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe ‘zhduk’ flamujt në samitin që po mbahet në Granada

 

Në Granada të Spanjës po mbahet samiti i BE, ku të pranishëm mes liderëve evropian janë dhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Por ajo që bie në sy në një video të poztuar nga gazetari nga Kosova Xhmeajl Rexha, janë tavolinat e liderëve që mbajnë vetëm emrat, pa flamuj.

Kjo për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovës, e mesa duket është vënë në “pozitë” dhe ka vendosur që të mos reklamojë asnjë flamur.

E pranishme në samit është edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila i kërkoi sot Spanjës që të vendosë sanksione ndaj Serbisë pas sulmeve në veri ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. 

Ora 16:02
Borell nga Spanja: Do të bisedoj me Osmanin e Vuçiçin gjatë këtij samiti

1696259968_borrel.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha këtë të enjte se do të ulet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.

“Takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.” – ka thënë Borell.

Më herët, Osmani ka deklaruar se nuk do të takohet me Presidentin serb Alkesander Vuçiç, pa u sanksionuar Serbia, për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Ora 15:44
47 vende të BE në Spanjë, diskutohen edhe për Ukrainën! Liderët e BE-së konfirmojnë mbështetjen për Kievin

1696507343_rama.jpeg

Në Granada në Spanjë krerë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende evropiane janë mbledhur në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian. Sigurisht mungojnë Rusia dhe Bjellorusia. Komuniteti Politik Evropian u themelua para një viti në Pragë si një aleancë kundër sulmit rus ndaj Ukrainës.

Ukraina, kriza në Veriun e Kosovës, kriza mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe zgjerimi i BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin temat ku drejtuesit e vendeve më të fuqishme theksuan.

Drejtuesit e BE-së rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën, me Zelenskyn që ishte i pranishëm në Granada, po bëhen përpjekje madhore për një takim mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiçit për situatën e tensionuar. 

Komuniteti Politik Evropian u themelua një vit më parë në Pragë dhe propozua për herë të parë nga Presidenti francez Emmanuel Macron në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës , duke bashkuar anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet jo-BE në një forum më të gjerë.

Ora 15:15
Vuçiç ‘i vetmuar’ në samitin në Spanjë, shikon nga larg Osmani teksa diskuton me liderët evropian

1696512443_osmanivucic.jpg

Në pamje të publikuara nga samiti në Granada të Spanjës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka tërhequr vëmendje teksa qëndron “i vetmuar” dhe shikon nga larg udhëheqësit evropianë duke diskutuar me presidenten Vjosa Osmani.

Presidentja është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, para se të nisë mbledhja e Samitit.

Më larg tyre është vënë re presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka vështruar takimin.

 

Ora 13:13
Samiti në Spanjë, Vuçiç: Pres bisedime të vështira, do të kem takime me Borrell, Macron dhe Sunak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të arritur në Samitin e Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, ka paralajmëruar disa takime bilaterale. 

Ai para gazetarëve serbë ka thënë se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira.

“Është çështje e standardeve të dyfishta ndaj Serbisë. Neve na takon të flasim, nuk duam sanksione ndaj askujt”, tha ai.

“Ne duam që serbët në Kosovë të kenë një jetë normale, për zhvillim, për më shumë investime. Ndërsa për disa të tjerë, jeta dhe politika bazohet në ato gjëra që mund të bëjnë kundër Serbisë. Sanksione?! Po pastaj? E kemi ulur numrin e pranisë tonë ushtarake afër linjës administrative me Prishtinën nga 8.5 mijë ushtarë në 4.4 mijë nëse nuk gaboj. Sot njerëzit tanë bashkë me përfaqësuesit amerikanë dhe europianë kanë shkuar për ta parë këtë, për ta konfirmuar. Ne jemi për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Vuçiç pak para nisjes së takimit të Komunitetit Politik Evropian.

“Unë nuk kam biseduar me Prishtinën, as ata nuk duan të flasin, s’ka progres”, tha Vuçiç.

Në samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë, pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Ora 13:11
Osmani në samitin në Spanjë: Nuk takohem me Vuçiçin pa iu vendosur sanksionet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë që po mbahet në Spanjë.

Me të arritur në Granadë, Presidentja është ndalur për një prononcim të shkurtër përpara mediave.

Ajo ka deklaruar se së pari Serbisë duhet t’i vihen sanksione, e më pas mund të ketë takim për dialog.

“Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet e më pas mund të flasim për të tjerat” deklaroi Osmani.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 05/10/2023 14:32

    Sa madheshtore kjo video e edvinit me sunakun,çfare mbresash e ndjesish te madherishme zgjojne e motivojne mbi 80% e popullit te varfer shqiptar....vallahi-bilahhi then pa fryme e pa fjale....pfuuuu.

    Përgjigju
  • lola: 05/10/2023 12:41

    presim pergjigje sa me pozitive

    Përgjigju
  • Klea: 05/10/2023 12:16

    Liderat me te rendesishem te botes do te mblidhen ne Spanje diten e sotme

    Përgjigju
  • Ela: 05/10/2023 12:15

    Urojme qe ky samit te jete sa me i suksesshem

    Përgjigju
  • Ema: 05/10/2023 12:13

    Do te jete nje dite mjaft e rendesishme per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic