Pas forumit dy ditor të mbajtur në Shqipëri, “Tirana Talks”, liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Vjenë, në një samit, i cili organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel. Pas Samitit të Berlinit, dhe evidentimit në Tiranë të nevojave të përbashkëta të financimit, 6 kryeministrat e rajonit do të vendosin në tryezën e BE-së kërkesën për financimin e projekteve të përbashkëta. Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se, Shqipëria në këtë Samit do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore, në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi dhe në fund turizmi. Gjithashtu, sipas tij pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit në këtë fond me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.
Në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur lëvizjes sw lirw dhe bashkëpunimit tw të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi. Ministri Bushati ka nënvizuar, Shqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BEsë drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit. Sipas axhendës së Samitit të Vjenës, sot rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.
Dita e parë e samitit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BEsë” dhe “Ekipi i BEsë”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BEsë” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiç. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn. Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës NishPrishtinëDurrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.
Shqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BEsë drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit. Pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit. Më pas ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogu fetar, përfshi antiektremizmin. Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BEsë, Federica Mogherini dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com