Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge. Kjo kërkesë e 3 marsit të kaluar e Unionit të Gjyqtarëve, po shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese prej orës 10:00 të paradites.
Kryeministri Edi Rama, i cili prej kohësh shpreh prerazi kundërshtimin e tij për këtë pretendim të magjistratëve, shkruan sot në rrjetet sociale se "tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave".
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!
Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!
Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit.
Vendimmarrje e ligjvënësit e cila nuk i ka pëlqyer gjyqtarëve. Sipas tyre kjo llogaritje i ka ulur përfitimet dhe kjo është anti kushtetuese, dhe për këtë kërkojnë një llogaritje tjetër me bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë.
-
Po normal qe duan rritje rroge sepse kane paguar 100.000€ per te marre magjistraturen.E pate tek STOPI si merret magjistratura duke kopjuar.Keni hequr ato te vjetrit dhe na sollet kopjacat e spiunet e sorollopin tuaj komunist qe jane ne sherbim te PS.Pra pse te mos kerkojne rritje kur i keni futur vete ju komunistat??? Shumica e gjyqtareve sot jane 25 vjeçare analfabete,femijet e oligarkeve tuaj!
Përgjigju -
Tani qe s'po vjedhin dot e gjobisin dynjane se Spaku ehste mbrapa çdo gjykatesi hajdut, kerkojen rritje pagash. Ne nje vend ku akoma ka pensioniste me 120€ ne muaj, keto gjyqtare qe ne siten e Vetingu-t kaluan me note 5-6, kane kuroajo te kerkojne rritje pagash. Normale, se shumica i kane marre provimet me zarfe nene dore, dhe sot duhet paguar borxhi. Turp.
Përgjigju -
Rendesi ka qe pagat ti rriten deputetve dhe drejtorave se ata e meritojne. Apo jo?
Përgjigju -
Po SPAK-u do ja ktheje respektin?
Përgjigju








Komente
Komento