Një rival i dobët në letër, por një sfidë që mund të vlejë historike për futbollin shqiptare. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, duke filluar nga ora 20:45 sonte do të zbresë në stadiumin e Andorrës, ku 3 pikët janë një detyrim. Një fitore e kuqezinjtë, e kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli e çon kombëtaren automatikisht në fazën “Play Off” të kualifikuese të Botërorit.
Me një grup të kompletuar, trajneri Sylvinho zhvillua stërvitjen e fundit mbrëmë në fushën e blertë të stadiumit “Estadi de la FAF”.
Në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes, brazialiani paralajëmëroi ndryshime në formacion. Sa i përket portës ajo nuk ka dyshime, mes dy shtyllave do të jetë Thomas Strakosha. Në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti dhe Mitaj janë të konfirmuar, ndërsa ka një balotazh mes Ajetit dhe Ismajlit për qendrën e prapavijës.
Në mesfushë Asllani , Shehu e Laci, ndërsa në sulm duket se trajneri do t’i besojë sërish Brojës dhe Manajt, me ‘dhimbjen e vetme të kokës’ zgjedhjen mes Hoxhës dhe Uzunit. Në stol do të jenë në gatishmëri të gjithë të thirrurit përvec të rinjve Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, të cilët do e ndjekin ndeshjen nga tribuna, kjo për shkak se trajneri kishte grumbulluar 25 futbollistë dhe UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm.
Sa i përket historisë sdë përballjeve të Shqipërisë më Andorran kuqezinjtë janë të favorizuar, pasi në të shkuarën dy kombëtaret janë përballur 8 herë me njëra-tjetrën, me Shqipërinë që ka 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje ndaj Andorrës.
Kur duhen edhe 2 sfida nga fundit i fazës në grupe të eliminatoreve, Andorra mban vendin e fundit në grupin kualifikues, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 11 pikë. Serbia ndjek në vendin e tretë me një pikë më pak dhe sot ka sfidën më të vështirë ndaj Anglisë në Uembli.
Në Andorra do të jetë një 4-she arbitrash nga Rumania që do të vendosin drejtësi, në një stadium të vogël por që të gjitha biletat janë shitur.
Komente










