Sot shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria mëson rivalët - rrezikon përballjen me Kosovën (VIDEO)

Në Amsterdam duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i Ligës së Kombeve ku edhe Shqipëria do të mësojë rivalët e saj. Janë 55 ekipe kombëtare që do të shortohen në edicionion e dytë të këtij kompeticioni ku të parin e fitoi Portugalia. 55 skuadrat janë ndarë në 4 Liga kjo  sipas renditjes në Uefa e Fifa. Shqipëria ndodhet në Ligën C,në vazon e parë të Ligës C së bashku me Greqinë,Malin e Zi dhe Gjeorgjinë që do të thotë se me këto skuadra nuk mund të përballet.

Por kuqezinjtë e Edy Rejas mund të përballen me Kosovën. Dardanaët nga Liga D këtë edicion janë ngjitur në Ligën C dhe ndodhen në vazon e dytë. Pra mund të kemi një derbi mes shqiptarëve. Rivalët e mundshëm për Shqipërinë nga vazo e dytë përveç Kosovës janë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipro. Në vazon e tretë kundërshtarë të mundshëm janë Estonia ,Sllovenia,Lituania dhe Luksemburgu. Ndërkaq nga vazo e katërt do të jetë një rival mes Armenisë, Azerbajxhanit,Kazakistanit dhe Moldavisë. Ekiept fituese të secilit grup në secilën Ligë do përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar fituesen e Ligës. Ndeshjet e fazës së grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve do luhen në muajt shtator,tetor dhe nëntor. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 03/03/2020 11:03

    Jo se eshte legen qe sh***** sala. Ky paska qen kokrra hajvanit.mirqe ne na zhvenjeu totalisht por edhe nderkombetaret. Ky hajvan eshte ber me keq dora vet Enveri ,qe nuk la armik pa shpallur si brenda dhe jasht shqiperis. Kot e ka si ben zoti derman.do ta vjell gjithshka qe i ka vjedhur ketij kombi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm