Sot Kombëtarja luan të parën nga dy testet miqësore të qershorit ndaj dy ekipeve që do të luajnë Europian pas pak ditësh. Duke nisur nga ora 18:00 kuqezinjtë do të sfidojnë në Kardif ekipin e Uellsit.
Skuadra dje ka zhvilluar stërvijen e fundit në stadiumin ku luhet ndeshja dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin Reja. Ky i fundit e cilëson një sfidë të rëndësishme për ndeshjet kualifikueseve të muajit shtator. Me Berishën e Strakoshën të padisponueshëm në portë do luajë Selmani.Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Në mesfushë Doka, Çekiçi, Bare , Abrashi dhe Lenjani dhe në sulm Manaj e Balaj. Britanikët udhëhiqen nga Gareth Bejl dhe zhvillojnë testin e fundit para debutimit në Euro 2020 ndaj Zvicrës.
Pas tre ditësh më 8 qershor Kombëtarja sfidon një tjetër skuadër pjesmarrëshe në Europian , Republikën Çeke./ Përgatiti Andi Kapxhiu
S' kisha pa ndonje here skuader me tete lojtare.
Përgjigju