Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, ndërsa mijëra tifozë kanë ‘pushtuar’ rrugët e Hamburgut.  

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët kroat të cilët mbulojnë makinën me flamurin kombëtar shqiptar.

Ndërsa në një tjetër video, tifozët kroat dhe ata shqiptar shihen teksa pozojnë për të bërë një foto së bashku.

Tifozët shqiptarë janë mbledhur në Hamburg në mbështetje të kombëtares shqiptare, e cila ka sot përballjen e dytë në EURO 2024 me Kroacinë.

 Ndeshja luhet në 15:00 në stadiumin, “Volksparkstadion” me 57 mijë vende, ku pjesa më e madhe pritet që të jenë shqiptarë.