Sot Superkupa e Italisë, Milani sfidon Juventusin në Arabi

Sot Superkupa e Italisë, Milani sfidon Juventusin në Arabi

Ronaldo përballë Higuain në ndeshjen Juventus-Milan

Sot përcaktohet edhe fituesi i Superkupës së Italisë. Juventusi dhe Milani do të përballen në Arabinë Saudite për të ngritur trofeun e parë sezonal. Skuadrat janë gati dhe kanë në dispozicion lojtarët më të mirë madje edhe vitin e kanë nisur me fitore në Kupën e Italisë. Trajneri i bardhezinjve Max Allegri kërkon të fitojë çdo gjë këtë sezon dhe thotë:

”22 pikët e diferencës në kampionat nuk do të thonë asgjë, për ne është një test i rëndësishëm në kuadër të 1/8 të Championsit dhe duhet të tregohemi të përulur”- e mbyll tekniku i Juves.

Sa i përket formacionit Ronaldo-Dybala do jenë në fushë ndërsa ka balotazh Mandzukic-Bernardeschi. Tek Milani çdo gjë rrotullohet rreth Gonzalo Higuain dhe zërave të merkatos që e shohin larg kuqezinjve. Megjithatë trajneri Gattusso në vigjilje të Superkupës sqaron se Higuain është stërvitur mirë dhe me 90% do të jetë titullar.

Numri një i pankinës së kuqezinjve kërkon sot në finalen e Superkupës që skuadra të jetë e vendosur dhe të luajë pa frikë ndaj një rivali më të fortë. Milani do zbresë në fushë me skemën 4-3-3 ku titullar do jetë braziliani Paqueta ndërsa Juvja ndeshjen e parë për këtë sezon ndaj kuqezinjve e ka fituar në “San Siro” 2-0.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë