Botërori 2018/Grupi E njeh kualifikuesit, Zvicra dhe Brazili presin biletën për në 1/8

Botërori 2018/Grupi E njeh kualifikuesit, Zvicra dhe Brazili presin biletën për në 1/8

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Blerim Xhemaili duke festuar golin ndaj Kosta Rikës

Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vjen një tjetër gol shqiptar në Kupën e Botës. Blerim Xhemaili, i cili shënon për herë të parë në Botëror, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Zvicrës ndaj Kosta Rikës.

Në Nizhny Novgorod Stadium, Zvicra e shqiptarëve u kualifikua në 1/8 e Kupës së Botës, pavarësisht nga barazimi 2:2 me Kosta Rikën e vendit të fundit. Në fushë për zviceranët ishin edhe tre lojtarët e tjerë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.

Paralelisht në Moskë luhej edhe sfida tjetër e Grupit E, Brazil-Serbi. Amerikano Latinët fituan 2:0 ndaj Serbisë me gola të Pauliho-s dhe Thiago Silvës. 5 herë kampionët e Botës morën vendin e parë në grup me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me pesë pikë, pas një fitorje, ajo ndaj Serbisë dhe dy barazimeve me Brazilin dhe Kostarikë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan