Sot supersfida Milan-Juventus, Pioli i mallkuar ndaj Allegri-t! Statistikat që ‘tmerrojnë’ tifozët e ‘djallit’

Sot supersfida Milan-Juventus, Pioli i mallkuar ndaj Allegri-t! Statistikat që ‘tmerrojnë’ tifozët e ‘djallit’

Trajneri Pioli i Milanit dhe Allegri i Juventusit

Seria A rezervon sot një supersfidë mes Milanit kampion dhe Juventusit, ndërsa prej ditësh kanë nisur të jepen statistikat për të parashikuar disa fituesin e kësaj ndeshje. Në një aspekt ‘djalli’ frikësohet shumë pas trajneri Pioli në asnjë rast nuk ka arritur të mposhtë një skuadër që drejtohet nga Allegri, sot trajner i Juventusit. Bëhet fjalë për 16 ndeshje kur dyshja në fjalë janë vënë përballë.

Maksimumi, në pesë raste janë ndarë në paqe. Ndërkohë që Allegri ka marrë maksimumin 6 herë në transfertë dhe në pesë ndeshje të tjera e ka mundur në shtëpi. Por shifrat e trajnerit nga Parma në përballjet e tij me Juventusin përmirësohen disi kur Alegri nuk ka qenë në stolin e “Zonjës”. Pioli ka regjistruar 2 fitore në 19 ndeshjet e tij në karrierë: në sezonin 2019-2020 dhe në 2020-2021, kur në pankinën e bardhezinjve uleshin respektivisht Mauricio Sarri dhe Andrea Pirlo.

Alegri është përballur ndaj Milanit në 16 raste dhe bilanci flet sigurisht në favorin e tij: 9 fitore, 3 ndeshje të mbyllura në barazim dhe 4 humbje. Në stolin e Juves ka 10 përballje direkte, të cilat kanë sjellë vetëm një humbje: ishte sezoni 2016-2017 dhe përfundoi 0-1 dhe ishte hera e fundit që Milan-Juventus u luajt në javën e nëntë të Serisë A dhe me trajnerin livornez në stolin e bardhezinjve.

Sot në “San Siro” do të ulen dy trajnerët e fundit që kanë fituar titullin me Milanin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura