Opozita çon debatin politik në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri! Eurodeputetët ‘shuplakë’ PD-së: S’doni t’ia dini për BE, bëni fushatë me integrimin

TIRANË- Tensionet politike të Tiranës bënë me dhimbje koke këtë të mërkurë edhe përfaqësues të Brukselit. Eurodeputetët e delegacionit të PE-së në komisionin parlamentar të stabilizim

Shqipëri-BE për stabilizim asocimin u përballën me një lum deklaratash nga përfaqësuesit e opozitës që nxinin realitetin e Shqipërisë. Më aktivi ishte Gazment Bardhi.

“Respektoni Gjykatën Kushtetuese ky është respekti ndaj reformës në drejtësi. Bandat e Durrësit ndikuan kush do ishte deputet. Në dy përgjime zyrtare tregonin se si dy bandat konkurronin se kush kandidat do të renditej i 3 apo i 5 në listë, Ndraxhi dhe Jurgis Cyrbja të dy u caktuan nga krimi”, tha Bardhi.

Ky nivel diskutimesh u kritikua ashpër nga eurodeputetët.

“Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptojë pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t’ia dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t'i jepni protestuesve”, tha Adnand Dibrani.

“Ne dëgjuam përfaqësues politik që morën fjalën dhe më bënë të ndjehem jo komod, dëgjuam deklarata politike, përpjekjet e Shqipërisë po minohen nga ju. Kjo mbledhje po përdoret për të thelluar konfliktin mes opozitës dhe shumicës, një larje hesapesh”, u shpreh Giorgio Gori.

“Po ka një fushatë që do të filloj, por unë nuk kam votë për ju, mos u mundoni të më bindni mua të votoj për ju. Jemi këtu në emër të komuniteteve shqiptar në vendet tona, ne kemi qasje institucionale”, u shpreh i bezdisur Antonio Decaro.

“Nuk është e këndshme të dëgjosh shkëmbime të ashpra. Po flasim në një kohë që pas 6 muajsh ka zgjedhje dhe ndoshta nuk e kemi zgjedhur kohën për vizitën tonë”, u shpreh Mario Mantovani.

Mesazhin eurodeputet suedez me origjinë shqiptare, zgjodhi ta jepte drejtpërdrejtë në gjuhën e nëns.

"Ti je mësuar me luajt me këto, unë nuk jam mësu me lujt."

Por, Bardhi nuk u tërhoq.

“Nëse e doni njëngjyrësh, e keni parlamentin, dhe ne ikim dhe flasim me protestuesit. Ne i respektojmë kolegët evropian, dhe ne kemi hallet tona, por detyra na dikton që të jemi në këtë format. Por që të diktohet deputetëve të opozitës se çfarë duhet të themi ne nuk ja kemi lejuar askujt”, tha Bardhi.

Teksa veçuan zhvillimet shumë pozitive sipas tyre të vendit, parlamentarët evropianë kërkuan diskutime mbi procesin e integrimit të vendit jo për problemet e brendshme politike.

“Mund të ketë mollë të kalbura kudo por përsa i përket BE ne ju dëgjojmë, dhe kemi kërkesa ndaj jush për respektimin e ligjit”, Mario Mantovani.

“Nëse keni ndërmend të veproni kështu edhe nesër ju lutem kthehuni në prioritetet pozitive, të fokusohemi se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar Shqipërinë”, Giorgio Gori.

Takimi i 18 i Komitetit të Stabilizim Asoccimit do të vijojë edhe të enjten, ndërsa vjen vetëm 2 javë pasi vendi çeli grupkapitujt e parë për negociatat me Bashkimin Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Takimi i 18-të BE-Shqipëri, kryetari i delegacionit të eurodeputetëve Tarquini: Shqipëria ka bërë ndryshime, jemi në anën tuaj, ju mbështesim!

Pamje nga takimi i 18-të për asociim-stabilizimin, BE-Shqipëri

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i 18 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ndërsa opozita mbajti qëndrim të ashpër ndaj situatës që e cilësoi kritike në vendin tonë për shkak të sjelljes së qeverisë, korrupsionit dhe kriminalitetit, ndryshe menduan disa prej anëtarëve të tjerë pjesëmarrës, përfshi edhe eurodeputetët e PE-së.

Marco Tarquini, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian, tha se ky komitet mblidhet në një kohë kur ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin.

“Ne po e bëjmë këtë takim bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe kjo ka një rëndësi të posaçme për vendin tuaj drejt BE-së. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar. Ju doni të bëheni pjesë e BE dhe shpresa është kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Kurse bashkëkryetari, deputeti socialist Toni Gogu, çmoi se progresi i deritanishëm i Shqipërisë me BE-n në rrugën e integrimit është gjithashtu edhe fryt i unitetit të treguar në spektrin politik shqiptar.

“Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë i ka treguar botës se, pavarësisht dallimeve tona, ne qëndrojmë së bashku në këtë mision kombëtar. Tani, me ekipin tonë negociator në Bruksel, na takon ne të vazhdojmë t’i përkthejmë aspiratat tona në veprime legjislative dhe rezultate konkrete që përputhen me standardet e BE-së”, tha Toni Gogu.

Ora 19:08
Takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri, debate PD-PS! Bardhi akuzon për lidhje me krimin, përfshihet dhe Beleri: M'u mor e drejta me makinacione

1730225259_komisioniparlamentartestabilizem.png

Nga takimi i 18-të BE-Shqipëri, me përfaqësuesit e delegacioneve të PS dhe PD në Kuvend dhe eurodeputetëve

Nuk kanë munguar debatet në takimin e 18-të të Komisionit të Parlamentit Europian për asociim-stabilizimin BE-Shqipëri, mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme, që ka nisur prej orëve të pasdites.

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke përmendur disa nga pikat më kritike si çështja e Olta Xhaçkës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, korrupsionin e qeverisë Rama, lidhjet me krimin, bandat kriminale.

Edhe Fredi Beleri është ankuar në fjalën e tij ndaj mazhorancës dhe drejtësisë, për heqjen e mandatit, dënimin dhe akuzat që i quajti të pabaza, edhe pse ishte "zgjedhur nga qytetarët me votë të lirë". Beleri, i zgjedhur si eurodeputet grek, ka folur në këtë takim si politikan shqiptar, duke përmendur edhe rastin e sulmeve ndaj opozitës dhe rastin e Fatmir Mediut.

Nuk mbeti pa trajtuar edhe çështja e inceneratorëve, ku një prej eurodeputetëve gjermanë vuri në dukje se "kemi dëgjuar se inceneratorët kanë marë lekë kot".

Debatet në takimin e 18-të KE-Shqipëri:

Gazment Bardhi: Xhaçka ka përfituar në kundërshtim me ligjin 10000 metër katror në bregdet, me vlerë 5 mln euro. Kjo gjë është e ndaluar me ligj dhe nëse verifikohet që ka përfituar, me mocion në kuvend GJK e shkarkon. E bëmë mocionin e rrëzuan me votë. Ju drejtuam GJK, dhe tha se kemi të drejtë mazhoranca duhet ta sjellë çështjen enë GJK kërkuam të zbatohej vendimi dhe me votë politike e rrëzoi për herë të dytë. Ju drejtuam prapë GJK, të cilët thanë prapë për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese dhe prapë këta që e mbështesin drejtësinë nuk e votuan reformën. Respektoni GJK ky është respekti ndaj reformës në drejtësi.

170 mln euro ka fituar një kompani që drejtohet nga një trafikant droge, edhe pse në Shqipëri është e ndaluar që këta individë të përfitojnë. Por për qeverinë e Ramës duhen para për të financuar krimin e organizuar. Krimi ka arritur deri aty sa t'i diktojë Edi Ramës se kush do të jetë dhe kush jo kandidat në listat për deputet. Dy banda që vepronin në qytetin e Durrës lista e së cilës drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Në dy përgjime zyrtare tregonin se si dy bandat konkurronin se kush kandidat do të renditej i 3 apo i 5 në listë, Indi Ndraxhi dhe Jurgis Cyrbja të dy u caktuan nga krimi.

Vendimi 87 i datës 28.07.2027, lexoni nga faqja 63 deri në 70 dhe do shikoni se si ndërhyjnë deputetë e ministra në Prokurori e Polici kanë ndërhyrë edhe në SPAK, me emër dhe mbiemër të prokurori, për të çliruar pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria nga një grup kriminal në Elbasan. Pasuritë u çliruan, me ndërhyrje të një ministri në detyrë dhe deputet i PS-së. Këto janë në përgjigje, do të presim që prokuroria të veprojë, por transparencë qytetarëve do tua themi.

Fredi Beleri: Qytetarët më dhanë votën, por me makinacione të ndryshme mua m'u mor e drejta. Është koha që të lëmë mënjanë elementet egoistë. Zoti Mediu është në proces gjyqësor, i cili akuzohet për një çështje të ndodhur para 15 vitesh, a mund të sjellë ky një proces të drejtë. Kemi minim të sistemit, individë me të kaluar të errët janë në poste të rëndësishme.

Bozdorf - Diplomate gjermane: Që kur Shqipëria ka hryë në procesin e anëtarësimit, 600 mln euro kanë hyrë në Shqipëri, ku kanë shtuar këto para. Dëgjojmë se Inceneratori i mbeturinave ka marrë lekë kot, apo Durrësi si Dubai, ku miliona janë zhdukur. Kemi dëgjuar për korrupsionin politik, por edhe në shëndetësi.

Bardhi: 30 mln euro na i dha BE për bujqësinë, paratë u shpërndanë për eksponentë të PS, për të ndërtuar vila, me paratë e taksapaguesve evropian.

Toni Gogu: Ajo tha gjithë kohës kemi dëgjuar, kemi dëgjuar, e mora vesh nga i ka dëgjuar.

Gazment Bardhi: I kishin marrë deputetet Elvis Roshi.

Adnand Dibrani: Ne për reformën në drejtësi kemi opinione të ndryshme. Me duhet të punojmë së bashku për ta përdorur këtë moment. Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptoj pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t'ja dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t'i jepni protestuesve.

Ora 13:14
Eurodeputetët takohen me grupin e PS-së

Grupi Parlamentar Socialist takon delegacionin e Parlamentit Europian për avancimin e agjendës së reformave europiane ku u konfirmua angazhimi për të bërë çdo përpjekje të mundshme në ndjekjen e agjendës së reformave europiane.

Takimi i mbajtur nw ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u pwrqwndrua në disa çështje kyçe:    Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit;   Liria e medias dhe zgjedhjet;  Zhvillimi ekonomik dhe turizmi e Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal

Niko Peleshi, në emër të grupit parlamentar, vlerësoi rolin e Kuvendit dhe të këtij komiteti në promovimin dhe monitorimin e reformave për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve europiane. Ai theksoi rëndësinë historike të këtij momenti në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, si rezultat i angazhimit serioz të Shqipërisë në reformat europiane.

“Hapja e kapitujve është një arritje e madhe, duke shënuar një gur themeli historik në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit të plotë europian. Çdo sukses në këtë proces është një hap përpara jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin,” u shpreh Peleshi.

Në përfundim, Peleshi falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt procesit të integrimit, duke e cilësuar si një element kyç për të ndërtuar një të ardhme europiane të qëndrueshme dhe prosperuese.

Ora 12:57
Grupi i PD takohet me delegacionin e PE, Bardhi: Na qëndroni afër, mazhoranca refuzon hetimin parlamentar! Tabaku-Bylykbashi: Të shqetësuar për zgjedhjet

Grupi i Partisë Demokratike takohet me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet prej ditës së sotme në Tiranë.

Kreu i grupit, Gazment Bardhi, u shpreh se “integrimi i Shqipërisë është synim politik dhe arritje e shqiptarëve”, por sipas tij “nuk mund të rrimë pa folur për të vërtetat”.

“Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel, sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë. Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJK”, tha Bardhi.

Më tej ai akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.

“Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar KM se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët. Na qëndroni afër në këto momente, sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj”.

Kurse deputetja Jorida Tabaku vuri theksin te refuzimet që mazhoranca i bën opozitës, duke përmendur komisionet hetimore dhe mungesën e vullnetit nga PS.

“Ne, ndërkohë po punojmë për të vërtetat që nuk shkruhen përherë në raporte siç janë. Ndaj duhet t’i themi gjërat siç janë. Ne si opozitë, personalisht unë, kemi punuar me dëshirë dhe me çdo formë për të qenë ky proces integrimi gjithëpërfshirës. Mirëpo fatkeqësisht nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Komisionet hetimore nuk na jepen dhe kjo ka shkak sepse mazhoranca ka frikë. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë përpara drejtësisë përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës”, tha Tabaku.

Më tej ajo ngriti shqetësim edhe për situatën zgjedhore të vitit të ardhshëm.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe fatkeqësisht ne ende nuk kemi një reformë të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, një reformë që nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe vullneti opozitës qëndron por jo i shumicës. Ne kemi bërë disa ndryshime zgjedhore për të adresuar disa ndryshime të kërkuara për votën e diasporës, mirëpo fatkeqësisht qeveria po përdor çdo mjet shtetëror për interes partiak. Ashtu siç thotë raporti OSBE-ODIHR, KM Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe të diasporës, duke dhënë shembullin ekselent se si është partia-shtet”, tha deputetja.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi e shtyu më tej mendimin e tij për aspektin zgjedhor, duke ngritur shqetësime për manipulime të mundshme nga qeveria.

“Nëse BE i merr këto pika dhe e kthen në skaletë kontrolli, duke zbërthyer problemet që krijohen dhe duke ia pamundësuar qeverisë Rama që të manipulojë zgjedhjet. Dua të prek dhe çështjen e drejtësisë. Ne donim një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakorruptuar dhe jo një reformë që zvarritet prej 10 vitesh që është më keq se sa kur s'qe reformuar”, tha ai.

Ora 12:14
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit

1730189848_eurodeputetet.jpg

Eurodeputetët e PE sot në Tiranë

Teksa grupi i 10 eurodeputetëve e kanë nisur ditën e sotme me axhendën e takimeve të parashikuara, Kuvendi njofton edhe tematikën dhe delegacionin e tij.

Ky takim do mbahet në “Maritim Plaza Hotel”, në orën 15:15, ku do bëhet edhe hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Grupi i delegacionit shqiptar drejtohet nga Toni Gogu, kurse ai europian nga Marco Tarquinio.

Njoftimi për takimin:

“Ju rikujtojmë se sot në orën 15:15, do të bëhet hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në datat 29-30 tetor, në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”.

Takimi bashkëdrejtohet nga z. Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Në pjesën e parë të takimit do të marrin pjesë: znj. Adela Pirdeni, Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Sh. S. Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri; Sh.T.Z. Silvio Gonzato, Ambasadori i Delegacionit të BE-së dhe znj. Silda Anagnosti Çepe, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Takimi do të transmetohet live nga RTSH, prej nga mund të marrin sinjalin edhe TV e tjera, si edhe në faqen web dhe FB të Kuvendit”.

Ora 11:43
Eurodeputetët në Tiranë/ Rama 'shmang' takimin me Belerin, në Kryeministri shkon Tavo

Ndëkohë që pritej takimi i kryeministrit Rama me Fredi Belerin dhe delegacionin e eurodeputeteve, nga zyra e kreut te qeverise doli kryetari aktual i bashkise se Himares, Vangjel Tavo. 

Vete Tavo konfirmoi se zhvilloi nje takim te shkurter me kryeministrin Rama rreth ores 10:00

Ora 10:33
Delegacioni i eurodeputetëve takohet në hotel me kryeministrin Edi Rama, Thomas Waitz: Na tha me batutë 'po ju vëzhgoj, e di çfarë po bëni'! (VIDEO)

Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar sot edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar orët e para të mëngjesit, pa praninë e mediave.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, informon se lajmin e konfirmoi njëri prej eurodeputetëve për mediat gjatë rrugës që anëtarët e delegacionit po përshkruanin në këmbë, nga zyrat e BE-së, drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë takimet me grupet e tjera parlamentare.

Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku po qëndronin sipas asaj qe konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz.

I pyetur se çfarë diskutuan me kryeministrin Rama, Thomas Waitz u shpreh: "Kryeministri na tha me batutë, po ju vezhgoj! E di çfarë po bëni!"

Të pranishëm në delegacionin me 10 eurodeputetë janë edhe dy shqiptarë, njëri prej tyre Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 30/10/2024 10:49

    Mesa dëgjova e lexova nga TAKIMI i deleg.BE më Tiranë,kuptova se: 1.Deputetve të NON GRATËS ju doli BOJA KTEJTËSISHT.U kuptua kjartë se Ata nën diktatin e shpifsit oriental,nuk e duan Shqipërinë në BE,Por të rrëzojnë E.Ramën e të bëhet NON GRATA KM 2.Dhe delegacioni BE e kuptoi se ata nuk kërkojnë ndihmën e BE për ti ndihmuar,por për TË NXJERR SB & Salianin(bsbalen) NGA IZOLIMI,burgu.! 3.Edhe protesta(mos bindja civilrëe) e zhvilluar në të njëjtën DITË,këtë tregonte.. që BE TË.NDËRHYNTE PËR KRIJIMIN E QEVERISË TEKNIKE E NXJERRJEN NGA BURGU TË 2 PD-istëve,PASI LIKE METËM NUK E ZUNË NË GOI FARE. 4. GAZI ZI u kërkoi deputetëve të BE që të largohet OLTA XHAÇKA SI DEPUTETE,SUKUR ATA KISHIN ARDHUR PËR TË E KO..! Ky ishte skandali radhës i Gazit për ti bër qejfin Saliut për ta futur në listë për DEPUTET 2025. 5.Diskutimi DEPUTETIT GREK+BE F.Beleris ..I VURI VULËN E TURPIT GREQISË,PPE & BE QË PRANOJNË NË BE NJË HAJDUT VOTASH E VRASËS. -FALINDEROI QYTETARIN TRIM QË QËLLOI ME VEZË E KOS TERRORISTIN F.BELERI. -ZOTI E SHPËTOFTË SHQIPËRINË NGA SEKTI PD,PL,NËN DREJTIMIN E HAJDUTVE MADHOR.

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2024 01:55

    Rama ju paska thene me batude se po ju verzhgon dhe e di se cfare po beni?! Kesaj i thone /fol e qesh e t'a ngjesh/ Mandati i 3-te,synon te 4-in e te 5-in,nuk i thone shaka,ka filluar t'i hyje vetja pak si shume ne qejf! Duket qe eurodeputeti gjerman nuk eshte mesuar me menyren e te folurit,menduarit,komunikuarit te euro-lindoreve e sidomos te atyre qe kane qene nen sundimin turko-bizantin.

    Përgjigju
  • neri: 29/10/2024 20:34

    ky zoteri eshte trajtuar 100 here me mire nga shqiptaret, pasi u be eurodeputet nga nje vend jashte europe

    Përgjigju
  • Koli: 29/10/2024 13:57

    Fajin e ka politika e SB dhe IM qe e ngriten politikisht kete kriminel qe vrau dy te pafajshem ne Peshkepi. Never forget never forgive.

    Përgjigju
  • dion: 29/10/2024 12:57

    Plera i Greqisë hidrauliku hajdut dhe vrases që Micua i ndyrë e bëri deputet dhe gomerët racistë e votuan...

    Përgjigju
  • Real: 29/10/2024 12:38

    Kurre mos hyfte ne europe shqiperia perderisa pranoi nje turp dhe tallje te tille nga BE dhe fqinji yne problematik grek. Rama ti leroje dhe karriken Belerit dhe vete te iki atje ku nuk thuhet.

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/10/2024 11:45

    Ky eshte shembulli me i mire i realitetit shqiptare. Nese je patriot shqiptar te degdisin nga vendi yt. Nese je tradhetar e ke karrieren te shtruar ska rendesi nese ke vrare ,ke vjedhur apo je i korruptuar se rrugen e ke te shtruar.

    Përgjigju
  • Leri: 29/10/2024 11:44

    E gëzoftë gërrqia Fredin. E përfaqëson shkëlqyeshëm

    Përgjigju
  • jani: 29/10/2024 10:45

    hahahah sa kam qesh kur shoh belerin te peraqesoj europen. kaq duhet te kuptojme te gjith se cfare niveli eshte europa,dhe greqia....hahaha pu pu dhe ne TV na e shesin sikur do cfare do bejne beleri do japi mend...boooo me lot

    Përgjigju
  • Tirona: 29/10/2024 10:28

    Sa i shëmtut ësht ,na fal o zot se të gjith kena naj cen po ky ësht sy gërdup.Shqiptari del e përfaqëso interesat Greke në evropë .QR . Ske faj o Bejler se të bon nder politikanët tanë

    Përgjigju
  • Hellas: 29/10/2024 10:03

    Fredi bejleri tja fusi nja dy shqelma ne prapanic zagarit rama..edhe rama ti japi leket e burgut qe beri burgun kot

    Përgjigju
    • Meri: 29/10/2024 22:38

      Të vij turp qē mbron nji kriminel,dhe nëqoftëse kērkon që Rama t'i jap lekët e burgut nji krimineli,ato lek jan dhe të tuat,Rama nuk I paguan nga xhepi i vet.

    • Piro: 29/10/2024 13:16

      Rama është bosi shqiptar që punon për vendin e tij. Bejleri spiun i qarqeve nacionaliste greke. Një vrasës të cilin qënia eurodeputet nuk e pastron nga krimet e kryera.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve