Sot testi me shkrim për Patrullë të Përgjithshme, Ilir Proda falenderon të rinjtë që duan t’i bashkohen Policisë

Sot testi me shkrim për Patrullë të Përgjithshme, Ilir Proda falenderon të rinjtë që duan t’i bashkohen Policisë

Ilir Proda

Ditën e sotme, po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, faza e testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme.

606 konkurrentë që kanë kaluar me sukses fazat e deritanishme, po zhvillojnë sot testimin me shkrim.

Para nisjes së testimit, konkurrentët janë përshëndetur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, i cili ka falënderuar djemtë dhe vajzat që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe iu ka uruar suksese për testimin e ditës së sotme dhe për fazat në vijim.       

 “Policia e Shtetit ka përherë nevojë për brezin e ri, për energji, performancë dhe përkushtim, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve te ne”, theksoi Proda.

Më herët, rreth 887 aplikantë iu janë nënshtruar fazave të testit psikologjik, kontrollit mjekësor, dhe vërtetimit të besueshmërisë. Pas testimit me shkrim, aplikantët do t’i nënshtrohen fazës finale, testimit fizik.      

Procesi është menaxhuar në të gjitha fazat e tij, nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, si dhe është minitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë