Polici Rezart Kuçi, aktualisht shef  seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës, i cili rezulton deri më tani të ketë prositur 2 vrasje dhe bashkë me grupin e tij akuzohen për trafik droge në disa episode.

Ndërsa sot u arrestua për pjesëmarrje në grup kriminal, vetëm 1 vit më parë ai vlerësohej nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me certifikatë për shërbime të dalluara.


Lajmi kryesor:

Porositën 2 vrasje e trafikuan 1.9 tonë drogë, SPAK godet grupin e Hajrullës! 8 urdhër arreste, shpëton i forti i Vlorës dhe miku i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër (EMRAT+VIDEO)