LUSHNJE- 110 kuintalë shalqi të Lushnjës janë eksportuar ditën e sotme me 20-22 lekë për kg. Kështu ka njoftuar zv.kryeministri, Erion Braçe nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ i cili shkruan se kjo nuk është vetëm punë krahu, por edhe punë agronomi, pasi duhet punë dhe kohë e domosdoshme për të marrë një frut të shëndetshëm.
Ndër të tjera Braçe bën me dije se do të vijojë të monitorojë çmimet çdo ditë deri në eksportimin e manues së fundit.
“110 kuintalë plus, i vjelë, peshuar dhe eksportuar sot nga Cerma e Sipërme! Çmimi sot 20-22 leke/kg!
Kur ua thashë se besuat, sot që u peshua besoj të shkoni e pyesni. Se kjo puna e bujqësisë nuk është veç punë krahu, por edhe punë agronomi, toke, fidani i përshtatshëm, plehrimi me cilësinë e sasinë e duhur-jo mbytur e mbytur, temperaturë e kohe të domosdoshme për të marrë frut të shëndetshëm, cilësor e flak te kuq! Aaaa po, llogarinë kërkojani se është aq i kënaqur sa ua thotë vetë me deshirë!
Ndërkohë, kam monitoruar çmimet në eksport të 50 eksportuesve të mëdhenj, përmes faturave në dogana nga e hëna deri para pak. Kërkesa është e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë arsye që çmimet të bien, përkundrazi çmimi 20-22 lekë është tërësisht legjitim! Do vijoj të monitoroj çmimet çdo ditë në vijim deri në maunen e fundit”, shkruan Braçe.