Albion Nikolli, një prej protestuesve të arrestuar pas protestës së dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha nga foltorja në bulevard se djemtë që u prangosën, nuk janë huliganë e as kundër shtetit e ligjit, por se janë kundër autokracisë. Ndër të tjera, Nikolli tha se policia nuk është kundër protestës e qytetarëve, por se janë mbështetës. Ai dhe njëherë theksoi se të arrestuarit janë dhunuar dhe nuk i është ofruar as ndihma mjekësore e nevojshme.
“Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme. Nuk dua të viktimizohem, por shokë të mi kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme. Nuk na është ofruar ndihma mjekësore. Dua të them se protestuesit, ata djem, nuk janë huliganë. Nuk janë kundër ligjit e rendit kushtetues; janë kundër autokracisë. Janë për demokracinë, për shtetin ligjor, për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike.
Ata duan që Shqipëria të mos jetë e kapur nga mafia, të mos u shitet oligarkëve vendas. Nuk janë heronj. Ju jeni heronj që keni ardhur çdo ditë në protestë. Faleminderit që erdhët të na mbështesni. Na keni dhënë një energji të jashtëzakonshme. Heronj janë ata që protestojnë, ata që qëndrojnë për të drejtat në përditshmëri. Policët, edhe pasi na kanë shoqëruar, janë me ne, por janë të shtypur nga ky sistem. Nuk u paguhen orët shtesë. Ky është mesazhi im”, tha Albion Nikolli.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Pas dhunës te komisariati nr.3, mblidhen përsëri protestuesit, organizatori Kola: Ne s’kemi sulmuar, ‘maskat’ janë të sponsorizuar nga qeveria










