Sot Vettingu në Kuvend, Hysi:Hapi i
parë drejt drejtësisë që duan qytetarët

Sot Vettingu në Kuvend, Hysi:Hapi i<br />parë drejt drejtësisë që duan qytetarët
Anëtarja e Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi në një postim të vetin në rrjetin social Facebook ka thënë sot se, seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet sot për miratimin  e Vettingut është një hap drejt ndërtimit të një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët.

Po ashtu, ajo ka sqaruar edhe mënyrën e zbatueshmërisë së këtij ligji shumë të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

Ja statusi i saj në Facebook
Sot, parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm për të miratuar ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligit, do të rivlerësohet pasuria dhe burimet e saj, pastërtia e figurës, lidhjet me njerëz të botës së krimit si dhe aftësia profesionale e çdo gjyqtari dhe prokurori, çdo këshilltari ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, çdo ndihmësi ligjor pranë gjykatave administrative dhe çdo ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sot, hidhet hapi i parë konkret për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën