Shqipëria luan sot ndaj Moldavisë për të vulosur kualifikimin në kampionatin Europian të Gjermanisë. Në stadiumin Zimbru në Kishinau duke nisur nga ora 18:00 sytë ,
veshët e mbi të gjitha zemrat e shqiptarëve janë me djemtë e Kombëtares.
Janë 800 shqiptarë që kanë shkuar në Moldavi për të ndjekur nga afër skuadrën kuq e zi.
Ervin Baku, gazetari i sportit në një lidhje telefonike nga Moldavia për Report Tv tregon për atmosferën atje.
“800 shqiptarë shpresoj se do të bëjnë më shumë zhurmë se 9700 moldavët. 400 nga tifozët pritet të jenë nga grupimi i tifozëve kuq e zi’ thotë Baku për gazetarin Andi Kapxhiu.
Baku tregon dhe formacionin e mundshëm
"Në futboll dhe në jetë një formacion fitues nuk ndryshohet. Prandaj janë të gjitha gjasat që të nisim me formacionin që luajtëm kundër Çekisë. Me Berishën në portë, Hysaj nga e djathta, Gjimshiti dhe Ismajli në qendër e Mitaj e majta, përpara mbrojtjes Ramadani, Asllani e Bajrami, në krye të sulmit Cikalleshi. Nga e majta e tij Taulant Seferi dhe e djathta Jasin Asani"
A beson Baku se do të nisim festën që sot në mbrëmje?
“Kam besim se Shqipëria do të shkojë në Europian. Parashikoj dy fitore, sot me Moldavinë dhe të hënën me Ishujt Faroe. Do ta mbyllim në vend të parë me 19 pikë. Trajneri moldav tha dje ne do të vdesim në fushë e do mundim Shqipërinë por kjo nuk është me inate. Kolegët moldavë më thonin, le të fitojmë sot se ju e keni të sigurtë europianin por unë mendoj që jo se ajo pikë që na duhet në këto dy ndeshje nëse lihet në Tiranë do të jemi me zemër në dorë”
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Kombëtarja U-21 nuk jep 'Shpresë', Moldavia na barazon 1-1 në Vorë
15 Nëntor 2024, 16:01
-
Ndryshime në listën e Kombëtares, Alban Bushi fton mesfushorin e Tiranës
14 Nëntor 2024, 13:57
-
Shpresat/ Trajneri Alban Bushi grumbullon talentin e Leçes
12 Nëntor 2024, 09:18
-
Moldavët votojnë për presidentin dhe për rrugën drejt BE-së, shtohen pretendimet për ndërhyrje ruse
20 Tetor 2024, 12:49
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator 2024, 10:29
-
UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?
24 Shtator 2024, 14:27
-
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024
20 Shtator 2024, 10:39
-
E dashura e Yamal kapet ‘mat’ në prehrin e një djali tjetër, sulmuesi i Spanjës i jep fund lidhjes me yllin e TikTok
28 Korrik 2024, 20:50
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik 2024, 19:33
-
SPECIALE/ Europiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)
21 Korrik 2024, 08:44