PS: Rezultati të mos kontestohet, pjesëmarrje e ulët, shkak edhe përçarja e opozitës! Kandidati i PD për Lushnjen: Vullneti i votuesve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

PS: Rezultati të mos kontestohet, pjesëmarrje e ulët, shkak edhe përçarja e opozitës! Kandidati i PD për Lushnjen: Vullneti i votuesve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

TIRANË- Reagimi i parë pas mbylljes së procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit, nga selia e Partisë Socialiste, erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, i cili në krye të herës theksoi se është i pakënaqur me numrin e pjesëmarrjes së votuesve! Për këtë fakt, ai theksoi se nuk është një tregues i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj partisë në pushtet, por listoi një sërë arsyesh, ku mes të tjerave theksoi se ka ndikuar edhe përçarja e opozitës.

Një koment, Gjiknuri e ka pasur edhe për pretendimet e Partisë Demokratike për parregullsi në Vorë gjatë procesit të votimit, po tha se kjo është thjeshtë një tymnajë e brendshme politike, pasi gjithçka sipas tij ka shkuar sipas ligjit. Madje, ai  tha se nga ky proces në Vorë është nxjerrë edhe një mësim që me Reformën zgjedhore t'i mëshohet edhe më shumë depolitizimit të komisionerëve.

Duke shprehur sigurinë në fitore në 6 bashki, Gjiknuri sqaroi se PS do të pranojë çdo lloj rezultati, madje pati edhe një mesazh për të gjitha partitë e tjera të veprojnë njësoj. Kjo sepse sipas tij nuk ka vend për kontestime sepse ky proces ka qenë i monituar nga ambasadorët, e huaj në vendin tonë, përfshirë edhe SHBA-BE. 

Ndërsa kandidati i PD për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka falënderuar lushnjarët që ushtruan të drejtën e tyre të votimit duke i siguruar se vullneti i tyre në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Kandidati i PD për Lushnjen: Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

Kandidati i PD për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka falënderuar lushnjarët që ushtruan të drejtën e tyre të votimit duke i siguruar se vullneti i tyre në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur.

“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.

Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”, tha Sefa.

Ora 19:35
Mbyllet votimi/ Gjiknuri: Pjesëmarrje e ulët, shkak edhe përçarja e opozitës! Komisionerët të mos intimidohen në numërim nga partitë! Do pranojmë çdo rezultat

 

Në mbyllje të procesit të votimit, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen, por për këtë renditi një sërë arsyesh, mes tyre edhe përçarjen e opozitës.

"Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit, dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s'ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës. Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës. (...) Pranverë dhe vjeshtë se pjesëmarrja është më e mundshme për shka të kushtetve atmosferike, moti nuk ka qenë inkurajues, nuk kishin rëndësinë që kishin ato të 2021, ku kishte më shumë kandidtarë dhe operonin në terren për të gjetur vota, përçarja e opozitës dekurajoi një pjesë të elektoratit, është një ndryshim i dinamikës elektorale, këto faktorë së bashkë prap pjesëmarrja është e kënaqshme duke parë këto faktorë, pas një viti kemi një zgjedhje prap dhe ndoshta kanë menduar se do e shprehin vullnetin pas një viti, nuk ka aspak tërheqje apo zhgënjim nga PS, problemi është më shumë në kapin kundërshtarë, ku kacafytja mes tyre ka shkuar deri në tragjikomedi.

Ai ka komentuar edhe parregullsitë në Vorë, ku tha se ky është thjesht në pretendim i pabazuar i Partisë Demokratike.

"Votimi ka qenë elektronike, komisonerët kanë një rol minimal, janë pretendime të kota më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisionerë, janë tymnaja të brendshme, në reformën zgjedhore duhet t'iu mëshojmë depolitiizimi i komisionerëve", tha Gjiknuri.

Gjiknuri ka bërë me dije se nëse do të humbasin, PS nuk do të kontestojë rezultatin.

"Ne i kemi pranuar zgjedhjet,  nuk themi na vodhën zgjedhjet, do pranojmë rezultatin dhe të gjitha duhet ta pranojnë rezultatin. Ka pasur ambasadorë, ka pasur shumë sy, nuk besoj se ka asnjë kontestim.

Ora 16:23
Voltana Ademi nga Shkodra: Qytetarët të dalin të votojnë, e lumtur që po zgjedhin sot kryetarin e ri

Voltana Ademi pas votimit në Shkodër u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Ajo foli edhe për faktin se në Shkodër 3 qendra votimi nuk janë hapur për shkak të motit të keq, ku tha se ajo e informoi KQZ po tashmë fatkeqësia ndodhi.

Lidhur me faktin se do të lërë bashkinë Shkodër, ajo tha se “jam shumë e lumtur që qytetarët po zgjedhin sot kryetarin e ri”

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Detar: 06/03/2022 17:05

    Kjo kryetare e bashkise Shkoder eshte personi qe ka punuar me shume per Shkodren keto 30 vjet. Ajo eshte lodhur, vuajtur, stresuar, ka zbardhur nete te tera duke menduar per shkodranet, por me ne fund ia doli, ta ndryshoje Shkodren dhe ta beje qytet modern evropian, gati si Parisi. Bravo Voltana se na ke ba te ndihemi si parisiene te vertete. Te lumte.....ajo qe e di vete ti......mendja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)